Flash

"Djali që qan"/ Misteri i pikturës së mallkuar që mbetej e paprekur nga djegia e shtëpive

Lapsi.al 24 June 2026

Në mes të natës, në Anglinë e epokës së Margaret Thatcher, një shtëpi në Yorkshire Jugor u përfshi papritmas nga flakët. Dhoma e ndenjes u nxi, perdet dhe mobiljet u shndërruan në hi. Pronarët, Ron dhe May Hall, humbën pothuajse të gjitha sendet e tyre. Por mes hirit dhe tymit të dendur, një objekt qëndronte krejtësisht i paprekur: një pikturë e një djali të vogël me lot në sy, duke i parë ata me trishtim, e cila nuk kishte pësuar asnjë dëmtim.

Kjo nuk ishte hera e parë që ndodhte diçka e tillë, por mund të ishte fillimi i një prej legjendave urbane më të famshme dhe më të vazhdueshme në historinë moderne.

Piktura “Djali që qan” ishte një printim i prodhuar në masë i një vepre të piktorit italian Bruno Amarillo, i cili përdorte pseudonimin Giovanni Bragolin. Nga vitet 1950 deri në vitet 1970, piktura zbukuronte dhomat e ndenjes së shumë shtëpive dhe u printua në versione të ndryshme. Por subjekti ishte gjithmonë i njëjtë. Një djalë ose vajzë që qante.

Çmimi i saj i ulët tërhiqte zakonisht blerës nga çifte të reja në të gjithë Evropën, të cilët po ndërtonin shtëpitë e tyre dhe dëshironin një pikturë për ta dekoruar atë.

Por askush prej tyre nuk e imagjinonte se këto fytyra të trishtuara së shpejti do të shoqëroheshin me një “mallkim” i supozuar.

Faqja e parë e “The Sun” dhe paniku i publikut

Legjenda mori përmasa të mëdha në shtator të vitit 1985, kur gazeta tabloide britanike "The Sun" filloi të merrej me këtë temë. Më 4 shtator 1985, ajo botoi një artikull që shkaktoi tronditje, frikë dhe shqetësim të madh.

Titulli i artikullit ishte: "Mallkimi që digjet i pikturës së djalit që qan!".

Artikulli fliste për një pikturë që "mbart" fatkeqësi dhe shkakton zjarre. Teksti përmbante deklaratat e një zjarrfikësi nga Essex, i cili pohoi se në dhjetëra shtëpi që ishin shkatërruar plotësisht nga zjarret, këto piktura gjendeshin gjithmonë midis rrënojave dhe ishin gjithmonë të padëmtuara në mënyrë misterioze.

Paniku u përhap shpejt. Njerëzit që e kishin këtë pikturë në shtëpitë e tyre filluan të kishin frikë edhe për jetën e tyre. Një grua u shpreh se megjithëse e konsideronte të bukur pikturën, ajo preferonte ta hidhte atë për arsye sigurie.

Mundësi për shitje

Gazeta “The Sun”, duke ndjerë pulsin e lexuesve të saj, e kuptoi se ata donin më shumë detaje mbi këtë temë, dhe redaktorët panë një mundësi për të rritur shitjet e tyre kundrejt konkurrencës nga “Daily Mirror”.

Gazeta filloi të botonte histori të reja gjatë gjithë kohës, madje duke pretenduar se fëmija në pikturë ishte abuzuar nga piktori dhe se zjarret ishin "hakmarrja e shpirtit të tij". 

Deri në fund të nëntorit 1985, besimi te një mallkim ishte aq i përhapur sa gazeta i ftoi lexuesit të dërgonin kopjet e tyre dhe organizoi një ceremoni të madhe publike, duke djegur thasë të mbushur me "Djem që qajnë" pranë lumit Thames për të "thyer" mallkimin.

Teoritë e konspiracionit dhe fëmija "Diablo"

Teksa vitet kalonin, errësira që rrethonte jetën e piktorit Bragolin ushqeu thashethemet. Në vitin 2000, një libër i titulluar "Liverpuli i Fantazmave" nga Tom Schlemen shtoi detaje të reja dhe rrëqethëse. Sipas kësaj teorie, djali që pozoi për pikturën quhej Don Boniello.

Thuhej se djali kishte ndezur aksidentalisht një zjarr në Spanjë, i cili vrau prindërit e tij. Nga ajo kohë, zjarret e ndiqnin kudo që shkonte, duke i dhënë nofkën "Diablo". Legjenda thotë se djali vdiq në vitet 1970, kur makina e tij shpërtheu në flakë pas një aksidenti me makinë.

Shpjegimi logjik pas misterit

Ky mit shkaktoi aq shumë tmerr sa që studiuesit dhe shkencëtarët donin të zbulonin se çfarë fshihej saktësisht pas historisë së "fëmijës që qan" që vë zjarre.

Fillimisht, studiuesi dhe gazetari David Clarke zbuloi se emrat e personave të përmendur në histori gjatë viteve, si Don Boniface, ishin plotësisht inekzistentë.

Megjithatë, përgjigjja përfundimtare pse pikturat nuk u digjeshin u dhanë nga shkrimtari dhe komediani britanik Steven Punt përmes emisionit të tij në BBC Radio 4, në bashkëpunim me hetuesit e ndërtimit.

"Magjia" fshihej në materialet e prodhimit 

Llak zjarrdurues: Gjatë prodhimit të tyre masiv, printimet mbuloheshin me një llak të veçantë që përmbante një substancë rezistente ndaj zjarrit.

Karton i kompresuar: Imazhet shtypeshin në karton të fortë dhe të kompresuar, një material që është jashtëzakonisht i vështirë për t'u djegur.

Ligji i gravitetit: Kur shpërtheu zjarri në dhomë, gjëja e parë që u dogj ishte spangoja nga e cila varej piktura. Rezultati ishte që piktura kishte rënë në dysheme me fytyrën poshtë. Kështu, ajo u mbrojt nga flakët dhe tymi, ndërsa pjesa tjetër e dhomës u shkatërrua. ©Përshtati në shqip LAPSI.al

Të këshilluara

“Engjëlli i Vdekjes” nazist, Zvicra hap dosjet sekrete për Josef Mengele

Dosjet sekrete që lidhen me kriminelin famëkeq nazist të luftës, Josef Mengele, pritet të bëhen publike pas dekadash fshehtësie, njoftoi Shërbimi Federal i Inteligjencës së Zvicra, pa dhënë ende një datë të saktë për hapjen e arkivave. Historianët kanë kërkuar prej vitesh qasje në dokumentet sekrete, por autoritetet zvicerane i kanë mbajtur të mbyllura, duke […]

16:43

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI