Flash

Brad Pitt zbulon dramën personale: “Nuk shihja më asnjë rrugëdalje”

Lapsi.al 10 August 2026

 

Brad Pitt ka folur hapur për një nga periudhat më të vështira të jetës së tij, duke rrëfyer se dikur kishte përjetuar mendime vetëvrasëse teksa po përballej me probleme familjare.

Aktori 62-vjeçar bëri rrëfimin e sinqertë në një intervistë për revistën Esquire, ndërsa u pyet për vështirësitë që kishte kaluar gjatë viteve të fundit.

“Unë kurrë nuk kam menduar ti jap fund jetës, përveçse gjatë një periudhe të shkurtër. Në atë periudhë thjesht mendoja se nuk mundesha më, nuk shihja një rrugëdalje”, rrëfeu Pitt.

Ai tha se dhimbja emocionale ishte bërë aq e rëndë, sa mendimi për t'i dhënë fund jetës i ishte dukur si një mënyrë për të gjetur lehtësim.

“Dhimbja ishte aq shtypëse saqë… nuk do të veproja, por mund ta ndieja të ftohtin e metalit në kokë dhe kjo më dukej si një çlirim”, u shpreh aktori.

Pitt shtoi se në atë moment kuptoi se si një person mund të arrijë të mendojë për vetëvrasjen, duke e përshkruar atë si një kërkim për t'u çliruar nga dhimbja.

Megjithatë, ai theksoi se instinkti i mbijetesës ishte më i fortë.

“Unë mendoj se kemi instinkte të jashtëzakonshme mbijetese. Dhe tek unë, ai instinkt u aktivizua menjëherë”, tha ai.

Kur gazetari e pyeti nëse bëhej fjalë për probleme që lidhen me fëmijët e tij, Pitt u përgjigj shkurt: “Çështje familjare.” Aktori nuk pranoi të hynte në më shumë detaje për këtë temë. Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë gjashtë fëmijë: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Vivienne dhe Knox.

Jolie paraqiti kërkesën për divorc në vitin 2016 dhe kërkoi kujdestarinë e plotë të fëmijëve pas një incidenti të pretenduar gjatë një fluturimi me avion privat.

Avokatët e Jolie kanë pretenduar se Pitt kishte tentuar të mbyste një prej fëmijëve dhe kishte goditur një tjetër gjatë incidentit. FBI e hetoi çështjen dhe vendosi të mos ngrinte akuza penale ndaj aktorit.

Çifti u shpall ligjërisht beqar në vitin 2019, ndërsa divorci u finalizua pas një procesi të gjatë në dhjetor të vitit 2024.

Në vitet e fundit, marrëdhënia e Pitt me disa prej fëmijëve të tij është raportuar si e distancuar. Disa prej tyre kanë ndërmarrë edhe hapa ligjorë ose publikë për të hequr mbiemrin “Pitt”.

 

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI