
Vinicius Junior do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit për shumë vite të tjera.
Sulmuesi brazilian ka firmosur zyrtarisht kontratën e re me klubin madrilen, e cila do ta mbajë të lidhur me “Los Blancos” deri në qershor të vitit 2032.
Marrëveshja e re është për gjashtë sezone dhe konfirmon besimin e plotë që Real Madridi ka te një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës. Pas javësh spekulimesh mbi të ardhmen e tij, Vinicius ka zgjedhur të vazhdojë aventurën në “Santiago Bernabéu”, duke i dhënë fund çdo dyshimi për një largim të mundshëm.
Me këtë rinovim, Real Madridi siguron shërbimet e një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror, ndërsa Vinicius do të mbetet një nga figurat qendrore të projektit të klubit për vitet e ardhshme.