
A$AP Rocky ka reaguar ndaj spekulimeve që qarkulluan pas Met Gala 2026, ku një video e tij me Rihannën u bë virale dhe u interpretua nga shumë si një debat mes çiftit.
Në një intervistë për The Jason Lee Show, reperi mohoi zërat për një sherr.“Thjesht po bisedonim. Nuk e di për çfarë po flisnim, por po flisnim,” u shpreh ai.
Rocky shtoi se, edhe sikur të kishin debatuar, nuk do të ishte diçka e pazakontë. “Edhe nëse do të ziheshim, pse njerëzit janë kaq kureshtarë? Nuk besoj se u grindëm atë natë, do ta mbaja mend,” tha ai.
Sipas artistit, ai dhe Rihanna ishin thjesht të lodhur pas mbrëmjes së gjatë në eventin prestigjioz të modës.
Gjatë intervistës, A$AP Rocky foli edhe për mbështetjen që ka marrë nga Rihanna ndër vite, duke zbuluar se ajo ka qenë pranë tij në momentet më të vështira të jetës.
“Kur më vdiq babai, ajo ishte aty për mua. Sa herë që kam kaluar periudha të errëta, qoftë si miq apo si çift, ajo ka qenë gjithmonë pranë meje,” u shpreh reperi.
Rihanna dhe A$AP Rocky janë në një lidhje publike që nga viti 2020 dhe janë prindër të tre fëmijëve.