Flash

Përleshja në burg i kushton Diddy-t, ndryshon data e lirimit

Lapsi.al 5 August 2026

Sean “Diddy” Combs do të qëndrojë më gjatë në burg, pasi autoritetet amerikane kanë ndryshuar sërish datën e lirimit të tij.

Muajin e kaluar u raportua se reperi do të lirohej më 24 janar 2028, një muaj më herët se ishte planifikuar fillimisht. Megjithatë, sipas të dhënave të përditësuara të Byrosë Federale të Burgjeve, data e re e lirimit është 20 shkurt 2028.

Ndryshimi vjen pas një përleshjeje që Combs pati disa javë më parë me një të burgosur tjetër. Sipas raportimeve, konflikti nisi pasi ai u ofendua nga i burgosuri tjetër, ndërsa stafi i burgut ndërhyri për t'i ndarë. Pas incidentit, Combs u vendos përkohësisht në izolim.

Kjo nuk është hera e parë që data e lirimit të tij ndryshon. Fillimisht ai pritej të lirohej në verën e vitit 2028, më pas data u zhvendos në prill, më vonë në shkurt, pastaj në janar dhe tani është rikthyer sërish në shkurt.

56-vjeçari po vuan një dënim prej katër vitesh burg në Institucionin Federal Korrektues Fort Dix në New Jersey, pasi u shpall fajtor për akuza që lidhen me transportimin e personave për prostitucion.

Përveç burgimit, gjykata e dënoi edhe me një gjobë prej 500 mijë dollarësh dhe e urdhëroi të ndjekë programe për shëndetin mendor dhe trajtimin e varësisë.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI