Flash

Pas dasmës, Dua Lipa dhe Callum Turner debutojnë në tapetin e kuq

Lapsi.al 4 August 2026

Dua Lipa dhe Callum Turner kanë bërë paraqitjen e tyre të parë publike në tapetin e kuq si bashkëshortë, gjatë premierës në New York të filmit më të ri të aktorit, "One Night Only", të mbajtur më 3 gusht.

Këngëtarja me famë botërore, 30 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me një fustan të personalizuar nga Ferragamo, i stiluar nga Lorenzo Posocco.  Nga ana tjetër, Callum Turner, 36 vjeç, u shfaq elegant me një kostum ngjyrë blu të errët nga Louis Vuitton.
Çifti pozoi i buzëqeshur para fotografëve në SVA Theater në New York, duke konfirmuar edhe një herë harmoninë mes tyre.

Turner luan përkrah Monica Barbaro në komedinë romantike "One Night Only", me regji të Will Gluck. Filmi sjell një histori satirike ku një natë në vit, marrëdhëniet intime para martesës janë të ligjshme. Premiera në kinema është caktuar për më 7 gusht.

Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzuan dashurinë e tyre këtë verë. Ata zhvilluan një ceremoni elegante martesore në Sicili, në vilën historike Villa Valguarnera, pranë Palermos, pasi më herët kishin zyrtarizuar martesën civile në Marylebone Town Hall në Londër.

Më 20 qershor, artistja publikoi në Instagram disa fotografi intime nga ceremonia në Itali, ku u shfaq me një fustan nusërie Chanel Haute Couture, të zbukuruar me kristale dhe pupla.

Lipa dhe Turner u përfolën për herë të parë si çift në fillim të vitit 2024, ndërsa lidhjen e bënë publike në Instagram në korrik të po atij viti. Këngëtarja konfirmoi fejesën me aktorin në një intervistë për British Vogue në korrik 2025.

"Vendimi për t'u plakur së bashku, për të ndërtuar një jetë dhe për të qenë miqtë më të mirë përgjithmonë është një ndjenjë vërtet e veçantë", u shpreh Dua Lipa në intervistën e saj.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zy...

14:27

Me sytë katër

PAPARAZZI