Flash

Pas vitesh së bashku, Cristiano Ronaldo dhe Georgina drejt altarit

Lapsi.al 4 August 2026

Cristiano Ronaldo dhe e fejuara e tij, Georgina Rodriguez, duket se kanë zgjedhur një vend shumë të veçantë për kurorëzimin e dashurisë së tyre.

Sipas raportimeve lokale, çifti pritet të zhvillojë ceremoninë martesore në Madeira, ishulli portugez ku Ronaldo ka lindur dhe është rritur.

Katedralja në kryeqytetin e ishullit, Funchal, thuhet se është rezervuar për një dasmë të madhe fundjavën e ardhshme. Ceremonitë martesore në këtë katedrale zakonisht nisin në orën 15:00.

Futbollisti 41-vjeçar dhe modelja 32-vjeçare mësohet se kanë rezervuar gjithashtu hotelin luksoz me pesë yje Savoy Palace për pritjen pas ceremonisë.

Një burim ka bërë të ditur se disa ambiente të hotelit do të jenë të mbyllura për mysafirët e tjerë gjatë ditëve të dasmës, pasi dy kate dhe disa zona të barit do të jenë të rezervuara për eventin privat.

Ronaldo, i cili aktualisht luan në Arabinë Saudite, u njoh me Georginën në vitin 2016 dhe i propozoi martesë në gusht të vitit të kaluar. Çifti u fotografua së fundmi me unaza diamanti teksa ndodheshin në një jaht në Majorka, duke shtuar zërat për martesën e afërt.

Më herët, Ronaldo kishte deklaruar se ai dhe Georgina planifikonin të martoheshin pas përfundimit të Kupës së Botës.

Në një intervistë me Piers Morgan, Ronaldo kishte thënë:
“Shpresoj të arrij në dasmën time me trofeun e kampionit.”

Futbollisti ka treguar gjithashtu se Georgina është e vetmja partnere me të cilën ka dashur të ndërtojë një jetë të përbashkët.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zy...

14:27

Me sytë katër

PAPARAZZI