Flash

Tërmeti godet Elbasanin

Një tërmet me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter ka tronditur zonën e Elbasanit pasditen e sotme, duke shkaktuar panik te qytetarët....

17:05

Arrestimi në Francë prish qetësinë e Ergys Agasit në Shqipëri

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë ka shkaktuar panik te rrjeti i ish-drejtuesve të AKSHI-t, ndërsa burime bëjnë me dije se Ergys Agasi po kërkon një vend të ri për t’u fshehur nga frika se komunikimet e sekuestruara të Beqirit mund të hapin një kapitull të ri në dosje.

16:31

Si Evropa mund ta shpjerë drejt gijotinës Infantinon

UEFA sulmon ashpër Gianni Infantinon dhe projektin e tij të dështuar "të mjerë" (dhe përplasja mund të shkojë shumë më tej)

Lapsi.al 2 August 2026

 

Atmosfera po bëhet gjithnjë e më e rëndë për Gianni Infantinon. Presidenti italo-zviceran i FIFA-s vazhdon të jetë nën zjarrin e kritikave, edhe pse tërhoqi projektin e tij të debatueshëm për hapjen e garave ndërkombëtare ndaj investitorëve privatë. UEFA, organizata shumë e fuqishme që përfaqëson 55 federatat evropiane të futbollit, e ashpërsoi edhe më tej qëndrimin e saj në një deklaratë të fortë të shtunë, më 1 gusht. Përtej fjalëve tepër të ashpra, po merr formë edhe mundësia e largimit të kreut të futbollit botëror.

Edhe pse hoqi dorë nga plani për t'i hapur kompeticionet ndaj investitorëve privatë, kreu i futbollit botëror vazhdon të kritikohet nga shumë federata në të gjithë botën.
Shtatë muaj para zgjedhjeve të marsit 2027, ku aktualisht ai është kandidati i vetëm i shpallur, UEFA e akuzoi Gianni Infantinon se ka tradhtuar angazhimet e tij përmes këtij "projekti të mjerë, jo transparent dhe të përgatitur në prapaskenë". Sipas UEFA-s, ai "ka humbur besimin" e organizatës evropiane, si edhe të "shumë anëtarëve të tjerë të familjes së futbollit".
Projekti i Infantinos parashikonte krijimin e një kompanie të hapur për investitorë privatë, ``FIFA Forward Enterprise``, e cila do të administronte aktivitetet tregtare dhe organizimin e eventeve të FIFA-s, përfshirë edhe Kupën e Botës. Propozimi u bë publik nga media, duke shkaktuar habi të madhe, dhe më pas u refuzua masivisht në nivel botëror.
UEFA ishte në krye të kundërshtimit, duke kërcënuar unanimisht të enjten se nuk do të merrte pjesë në garat e ardhshme të FIFA-s, përfshirë edhe Kupën e Botës, nëse projekti do të realizohej.

Kritikat vazhdojnë

Tërheqja e projektit, e njoftuar të shtunën, u përshëndet nga UEFA si "një fitore për të gjithë futbollin". Megjithatë, organizata theksoi se kjo nuk duhet të "shënojë fundin e historisë". "Puna për të rikthyer besimin te FIFA sapo ka filluar," thuhet në deklaratë.
UEFA sulmoi drejtpërdrejt Infantinon, duke kujtuar se para zgjedhjes së tij në vitin 2016 ai premtonte transparencë dhe deklaronte se fondet e FIFA-s u përkisnin federatave anëtare.
"Ai nuk i mbajti asnjërin nga këto dy premtime"  vijonte deklarata. As federatat kombëtare evropiane nuk e zbutën tonin.
Federata Angleze (FA) deklaroi se është "koha për një shqyrtim të thellë dhe rigoroz të drejtimit dhe qeverisjes së FIFA-s, në mënyrë që futbolli botëror të administrohet me transparencë".

Ndërkohë, presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) akuzoi Infantinon se "ka vepruar në mënyrë të papërgjegjshme", duke kërkuar një hetim të plotë mbi mënyrën se si u hartua projekti.
Edhe Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) përshëndeti tërheqjen e projektit. Presidenti i saj, Shaikh Salman, deklaroi se "e ardhmja e futbollit botëror duhet të ndërtohet gjithmonë mbi konsultime të duhura, dialog kolektiv dhe respekt për strukturat qeverisëse të sportit", duke kërkuar më shumë transparencë.
Edhe më e ashpër ishte CONCACAF, që përfaqëson 41 federata të Amerikës së Veriut, Qendrore dhe Karaibeve. Ajo përshëndeti braktisjen e projektit, por kërkoi gjithashtu "një shqyrtim të plotë të drejtimit të FIFA-s", duke e cilësuar këtë iniciativë si "një akt të njëanshëm dhe flagrant të keqqeverisjes dhe mungesës së lidershipit".

Infantino drejt largimit?

Të gjitha këto polemika kanë ngritur pyetjen nëse Gianni Infantino mund të largohet nga posti. Gazetari Rob Harris i Sky News ironizoi: "Nuk është më çështje nëse do të largohet, por kur".
Sipas tij, përpjekjet për ta rrëzuar Infantinon janë tashmë zyrtarisht në zhvillim dhe po përshpejtohen. Ai flet për një angazhim të vazhdueshëm në nivelet më të larta të futbollit evropian për të siguruar që Infantino të mos mbetet në krye të FIFA-s.
Në të njëjtën linjë raportoi edhe gazeta britanike The Telegraph, sipas së cilës vendet anëtare të UEFA-s po përgatisin një mocion mosbesimi ndaj Gianni Infantinos, përveç rastit kur ai jep dorëheqjen vetë, një skenar që për momentin duket pak i besueshëm.
Artikulli pohon se të 55 vendet anëtare të UEFA-s janë të gatshme të marrin pjesë në këtë nismë.
Sipas statutit të FIFA-s, mjafton që 20% e federatave anëtare, pra 43 vende, të kërkojnë një kongres të jashtëzakonshëm. Nëse të gjitha federatat e UEFA-s veprojnë së bashku, ky kusht plotësohet lehtësisht.

Sky News shton se, përveç humbjes së mundshme në zgjedhjet e marsit 2027, mënyra tjetër për ta larguar Infantinon kundër vullnetit të tij do të ishte përmes Komisionit të Etikës të FIFA-s, nëse ai do të konstatonte shkelje të Kodit të Etikës.
Megjithatë, sipas medias britanike, ky skenar mbetet pak i mundshëm, pasi nuk ekziston aktualisht një shkelje e qartë e këtij kodi.
Prandaj, topi duket se është në fushën e federatave, të cilat nuk e fshehin më armiqësinë ndaj Gianni Infantinos.
Megjithatë, Infantino konsiderohet një politikan shumë i aftë, i cili ka ditur të krijojë marrëdhënie si me Donald Trump, ashtu edhe të sigurojë mbështetjen e shumë federatave të vogla, duke zgjeruar numrin e skuadrave pjesëmarrëse në Kupën e Botës.
Kjo premton një përballje të ashpër mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të Gianni Infantinos.

Marrë nga seksioni francez i Huffington Post, përgatiti, T. Çela, Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI