Flash

Alabbar e thotë troç: Gabova me ndërtimin në portin e Durrësit (VIDEO)

Lapsi.al 1 August 2026

Mohamed Alabbar erdhi me shumë bujë në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama e prezantoi atë si njeriun e mrekullive të Dubait, ndërtuesin e “Burj Khalifa” dhe që do të kthente Durrësin në një parajsë të ngjashme me ato të sheikëve të Lindjes së Mesme. 

Në fakt ajo që po ndodh me portin më të madh të vendit është një histori krejt tjetër. 2 miliardë dollarët që do të investoheshin duken shumë larg ndërsa pak kohë më parë autoritetet pranuan zyrtarisht se dy nga godinat e ndërtuara ishin fundosur.

Tashmë duket se dhe vetë Alabbar pranon gabimet e bëra në Shqipëri. Në një rrëfim të publikuar këtë 1 gusht themeluesi i kompanisë “Emaar” thotë troç se “në Shqipëri ndërtoi shumë shpejt” dhe se kjo “ishte gabim”.   

Më pas zhvendoset te ajo që ka bërë në bregdetin e Malit të Zi që e quan një tjetër gabim për shkak të këshillave të një juristi indian. 

Po tashmë që Alabbar e pranon gabimin, po qeveria do ta pranojë dështimin? ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI