Flash

Digjen dy banesa në Berat, zjarri dyshohet i qëllimshëm

Lapsi.al 1 August 2026

Një zjarr ka rënë sot në dy banesa në lagjen “Çlirim” në qytetin e Beratit. Zjarri ka nisur fillimisht nga oborrin e këtyre dy shtëpive të pabanuara dhe më pas është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga temperaturat e larta dhe era e ngrohtë.

Bëhet me dije se kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar zjarrfikësit, të cilët kanë mbërritur në zonë me 3 mjete, ndërkohë që në ndihmë të tyre kanë mbërritur edhe forca policie. Zjarri u përhap edhe drejt çatisë së një shtëpie monument kulture, por ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve lokalizoi shpejt flakët, duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Forcat zjarrfikëse ndodhen ende në zonë për të monitoruar vatrat dhe për të shmangur shpërthimin sërish të zjarrit. Pranë zjarrit ka qenë edhe një automjet, i cili u dëmtua në pjesën e përparme, por fatmirësisht u lëviz nga vendi. Sipas burimeve të zjarrfikësve në vendngjarje, zjarri dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI