Flash

Organizohet protestë në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe

Deputetja që u largua nga PS, Marjan a Koçeku, ka reaguar kundër idesë për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër.

Lapsi.al 1 August 2026

Deputetja që u largua nga PS, Marjan a Koçeku, ka reaguar kundër idesë për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër.

Me anë të një reagimi publik, ajo shprehet se kjo gjë nuk do të kalojë lehtë, teksa paralajmëroi dhe një protestë në Shkodër.

Ajo shtoi se shteti shqiptar ka bërë vetëm sqarime të turbullta për këtë temë, si një përpjekje për ta shmangur.

Reagimi i Koçekut:

Para dy ditësh filluen gërmimet në Zubin Potok për gjetjen e trupave të viktimave të luftës së Kosovës. Dyshohet për nji varrezë masive me 23 intelektualë të vramë nga forcat serbe, ndërsa deri më tash janë gjetë trupat e 6 prej tyne.

Dje, gjatë bastisjeve, u gjet edhe armatim, si dhe u arrestue nji person që kishte qenë anëtar i Armatës Jugosllave.

Ndërkohë që po ndodhin të gjitha këto, shteti shqiptar flet për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër. Po çfarë konsullate more?!

Deri më sot për këtë çështje ka vetëm sqarime të turbullta nga institucionet shqiptare, pra përpjekje me mos me sqaru hiç.

Flitet për parime diplomacie, marrëdhanie bilaterale, përfitime ekonomike por harrojnë ma të randësishmen: realitetin e nji populli të masakruem.

Të dielën pritet të nisin protestat në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe.

Kjo nuk asht nji punë që kalon lehtë.

Ndërkohë që shteti shqiptar flet për konsullatë e fqinjësi të mirë me Serbinë, në Kosovë vazhdojnë të gjenden varre masive trupash të vramë edhe tash mbas 25 e kusur vitesh.

Të këshilluara

Die Presse: Shqipëria avancon në negociata, por bie në renditjet për korrupsionin dhe lirinë e medias

Shqipëria hyri me vonesë në garën e vështirë drejt anëtarësimit të shumëpritur në Bashkimin Evropian. Megjithëse Tirana hapi të gjitha kapitujt e negociatave në një kohë rekord, tashmë po shfaqen pengesat e para në këtë proces të gjatë. Premtimi i kryeministrit Edi Rama për një anëtarësim të shpejtë në BE deri në vitin 2030 duket më shumë një imagjinatë sesa një objektiv realisht i arritshëm.

13:13

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI