Flash

Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës kundër bashkimit me Kavajën!

Lapsi.al 1 August 2026

Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës ka miratuar një projektvendim kundër shkrirjes së kësaj bashkie dhe bashkimit të saj me Bashkinë e Kavajës, në kuadër të propozimeve për Reformën Territoriale.

Pavarësisht përkatësive politike, anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë dalë në një qëndrim të përbashkët kundër këtij propozimi, duke kërkuar që çdo ndryshim administrativ të shoqërohet me një proces transparent dhe konsultim me qytetarët.

Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Rrogozhinës, Desi Gixhari, lexoi qëndrimin e përbashkët të anëtarëve, përpara se projektvendimi të hidhej në votim dhe të miratohej.

“Nuk mund të pranohet një vendimmarrje që prek jetën e mijëra qytetarëve pa një proces transparent. Sot, pavarësisht bindjeve politike që kemi, na bashkon mbrojtja e interesit të qytetarëve të Bashkisë Rrogozhinë. Kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve, është inkurajuese që kemi gjetur gjuhën e përbashkët. Kur bëhet fjalë për të ardhmen e Rrogozhinës, interesi ynë qëndron mbi çdo bindje politike”, deklaroi Gixhari.

Vendimi i Këshillit Bashkiak vjen pas reagimeve të shumta nga disa bashki në vend, të cilat kanë kundërshtuar propozimet për riorganizimin e hartës administrative.

Të këshilluara

Die Presse: Shqipëria avancon në negociata, por bie në renditjet për korrupsionin dhe lirinë e medias

Shqipëria hyri me vonesë në garën e vështirë drejt anëtarësimit të shumëpritur në Bashkimin Evropian. Megjithëse Tirana hapi të gjitha kapitujt e negociatave në një kohë rekord, tashmë po shfaqen pengesat e para në këtë proces të gjatë. Premtimi i kryeministrit Edi Rama për një anëtarësim të shpejtë në BE deri në vitin 2030 duket më shumë një imagjinatë sesa një objektiv realisht i arritshëm.

13:13

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI