Flash

PAMJET/ Tërmeti shkund Napolin, më i forti në 40 vjet

Lapsi.al 31 July 2026

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë u regjistrua në orën 19:46 të mbrëmjes së sotme në një zonë të afërt nga Napoli .

Epiqendra e tërmetit ndodhet në zonën e supervullkanit Phlegraean dhe thellësia fokale vlerësohet në 4 kilometra. Sipas mediave italiane, tërmeti ishte më i forti në 40 vitet e fundit.

Energjia elektrike u ndërpre në shumë lagje të Napolit dhe shumë njerëz dolën në rrugë. Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar. 

Janë regjistruar dëme materiale, me një mur që është shembur përgjatë vijës hekurudhore dhe një pjesë të një kodre në zonën e Pozzuolit. /LAPSI.al

 

 

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI