Flash

Denoncimi i turistëve italianë për dhunë nga të rinjtë në Tiranë, reagon Policia: U përfshin në konflikt me një grup të miturish

Lapsi.al 1 August 2026

Policia e Tiranës ka reaguar pas raportimeve për dhunimin e disa turistëve italianë në qendër të kryeqytetit. Sipas policisë, ngjarja ndodhi mbrëmjen e 29 korrikut, në pjesën e pasme të Pallatit të Kulturës. Policia sqaron se, pas njoftimit për një konflikt, efektivët e Komisariatit Nr. 1 mbërritën në vendngjarje dhe gjetën shtetasin italian G.M., me dëmtime sipërfaqësore, si dhe dy shokët e tij.

Sipas njoftimit, i riu ishte ndihmuar fillimisht nga punonjës të policisë bashkiake. Më pas ai u transportua për ndihmë mjekësore. Policia bën me dije se turisti ishte i vetëdijshëm dhe jashtë rrezikut për jetën. Ai u largua me dëshirën e tij pa përfunduar ekzaminimet dhe pa njoftuar stafin mjekësor. Sipas policisë, shtetasi italian nuk pranoi të bënte kallëzim për konfliktin dhe personat që e kishin dëmtuar. Megjithatë, policia thotë se grupi hetimor vijoi verifikimet për identifikimin e personave të përfshirë dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI