Flash

63 ditë tubim/ Protestë kombëtare në Tiranë, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë

Lapsi.al 1 August 2026

Siç ishte paralajmëruar, sot në Tiranë po zhvillohet protesta kombëtare kundër qeverisë. Për të 63-n ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur në sheshin "Skënderbej" dhe kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke përsëritur se nuk do të tërhiqen deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit marshuan në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku mbahen fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve. Dorëheqja e kryeministrit mbetet kërkesa kryesore e protestuesve. Ata kërkojnë krijimin e një qeverie teknike, ndryshime kushtetuese dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

E nisur si një reagim ndaj projektit turistik në Zvërnec, protesta është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë. Prej më shumë se dy muajsh, qytetarët ngrenë shqetësime për korrupsionin, keqqeverisjen, rritjen e kostos së jetesës, emigracionin, shëndetësinë dhe mungesën e transparencës në institucionet shtetërore.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI