Flash

Arrestimi në Francë prish qetësinë e Ergys Agasit në Shqipëri

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë ka shkaktuar panik te rrjeti i ish-drejtuesve të AKSHI-t, ndërsa burime bëjnë me dije se Ergys Agasi po kërkon një vend të ri për t’u fshehur nga frika se komunikimet e sekuestruara të Beqirit mund të hapin një kapitull të ri në dosje.

16:31

Begaj dekretoi huanë 302 mln USD me SHBA/ Bardhi: Presidenti, noter i mazhorancës socialiste

Lapsi.al 2 August 2026

Dekretimi nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarësh ka nxitur reagimin e ashpër të opozitës.

Përmes një deklaratë zyrtare, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e ka konsideruar aktin e Kreut të Shtetit si një provë të qartë të shkatërrimit të mekanizmave kushtetues të ndarjes dhe kontrollit të pushteteve nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Bardhi shprehet se Presidenti ka hequr dorë nga roli i tij si garant i Kushtetutës duke u kthyer në një “noter të akteve të mazhorancës socialiste”, ndërsa shton se kjo rrugë e ndjekur përbën një kërcënim serioz për demokracinë në vend.

Reagimi i plotë i kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi:

“Shpallja nga Presidenti i Republikës, më 30 korrik, e ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së huas prej 302 milionë dollarësh, pavarësisht shkeljes flagrante të Kushtetutës gjatë procedurës së miratimit të tij, është një provë e qartë se në Shqipëri Edi Rama ka çmontuar çdo mekanizëm kushtetues të ndarjes, balancës dhe kontrollit të pushteteve.

Në një shtet demokratik, Presidenti i Republikës nuk është noter i vendimeve të qeverisë. Kushtetuta i ka dhënë atij detyrën të verifikojë nëse ligjet janë miratuar në përputhje me procedurat kushtetuese dhe, kur konstaton shkelje, të ushtrojë kompetencën për t’i kthyer ato për rishqyrtim. Ky është një mekanizëm themelor i kontrollit dhe balancës së pushteteve, jo një formalitet protokollar.

Që nga marrja e detyrës nga Bajram Begaj, ky mekanizëm është bërë praktikisht inekzistent. Me përjashtim të një rasti që prekte interesin e tij personal, Presidenti nuk ka kthyer asnjë ligj për rishqyrtim në Kuvend, edhe kur bëhej fjalë për akte me probleme të rënda kushtetuese, të cilat më pas janë konfirmuar si të tilla nga Gjykata Kushtetuese.

Ky nuk është më ushtrim i funksionit kushtetues të Presidentit. Ky është dorëzim i rolit të Kreut të Shtetit përballë vullnetit të qeverisë. Bajram Begaj ka zgjedhur të jetë noter i akteve të mazhorancës socialiste, në vend që të jetë garant i Kushtetutës dhe mbrojtës i ekuilibrit institucional.

Kur Presidenti heq dorë nga kompetencat e tij, Kuvendi funksionon si zgjatim i qeverisë dhe institucionet e pavarura dobësohen ose nënshtrohen, atëherë pushteti nuk ndahet më, por përqendrohet. Dhe përqendrimi i pushtetit në duart e një njeriu të vetëm është kërcënimi më i madh për çdo demokraci.

Demokracia nuk rrëzohet gjithmonë me një akt të vetëm. Ajo gërryhet çdo ditë nga heshtja e institucioneve, nga braktisja e detyrimeve kushtetuese dhe nga pranimi i arbitraritetit si mënyrë qeverisjeje.

Akti i Presidentit të Republikës për të shpallur këtë ligj, pavarësisht shkeljes së dukshme të Kushtetutës në procedurën e miratimit, përbën një tjetër goditje ndaj rendit kushtetues dhe shtetit të së drejtës. Ai dëshmon se institucioni që duhet të ishte garancia e fundit e Kushtetutës ka zgjedhur të mos e ushtrojë këtë përgjegjësi.

E dënoj me forcë këtë akt dhe rolin që Presidenti i Republikës po luan në dobësimin e kushtetutshmërisë, të ndarjes së pushteteve dhe të demokracisë në Shqipëri. Askush nuk është mbi Kushtetutën dhe askush nuk ka të drejtë ta trajtojë atë si një pengesë formale përballë abuzimeve me pushtetin.”

 

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI