Flash

Hante mbeturina, pinte ujë në tualet/ Njerka mbajti djalin 20 vjet të burgosur

Lapsi.al 2 August 2026

Një rast i tmerrshëm në SHBA po shkon në gjykatë. Një grua 57-vjeçare nga Connecticut akuzohet se e ka mbajtur djalin e bashkëshortit të saj të burgosur në shtëpinë e tyre për më shumë se 20 vjet. 

34-vjeçari u gjet nga zjarrfikësit pasi i vuri flakën shtëpisë, duke pretenduar se ishte e vetmja mënyrë për t'u arratisur. 

Vuajtja e tij përfundoi më 17 shkurt 2025. "Doja lirinë time", i tha ai policisë, duke treguar se përdori letër printeri, dezinfektues duarsh dhe një çakmak për të ndezur zjarrin.

Duke pretenduar se njerka e mbante rob në shtëpi, ai rrëfeu se ishte i mbyllur në dhomën e tij 22 deri në 24 orë në ditë dhe se e dinte se në cilin vit ishte falë një radioje. Dhoma e tij ishte 6.7 metra katrorë dhe ishte e mbuluar me dhe kur u gjet, sipas New York Post.

Me gjatësi 1.68 metra, “S” peshonte vetëm 34 kg. Sipas policisë, ai ishte “mbajtur rob për më shumë se 20 vjet, i nënshtruar abuzimit të zgjatur, urisë, neglizhencës së rëndë dhe trajtimit çnjerëzor”. Atij iu dha ushqim dhe ujë ndërsa u trajtua për thithjen e tymit menjëherë pasi u nxor nga shtëpia.

“S” i tha policisë se pas vdekjes së babait të tij biologjik në vitin 2024, ai u mbajt i mbyllur në dhomën e tij për 22 deri në 24 orë në ditë dhe se kërcënimet për periudha edhe më të gjata izolimi ose privimi nga ushqimi e penguan të tregonte askujt se si po jetonte.

Shefi i Departamentit të Policisë së Waterbury-t, Fernando Spagnolo, e quajti rastin "një nga aktet më të këqija të çnjerëzimit" që kishte parë ndonjëherë.

“S” u tha oficerëve të policisë se kalonte orë të pafundme në izolim duke numëruar makinat në rrugë ose duke dëgjuar stacione radioje që luanin këngë dhe ndeshje basketbolli.

Ai i priste vetë flokët, nuk ishte larë prej vitesh dhe se nuk kishte shkuar kurrë te dentisti. Ai tha se dhëmbët i çaheshin ndonjëherë kur hante sasinë e pakët të ushqimit që i jepej, e cila zakonisht përbëhej nga një ose dy sanduiçe në ditë.

Ai i hiqte jashtëqitjet duke përdorur gazeta dhe shishe, pasi kishte ndërtuar një pajisje të improvizuar me një gyp për të kanalizuar urinën përmes një vrime në dritare.

Djali tha se babai dhe dy gjysmë-motrat e tij nuk e ndihmuan për ta nxjerrë nga izolimi. Pothuajse askush nuk e vizitoi ndonjëherë shtëpinë, por kur dikush e vizitonte, e kërcënonin të heshtte. "Më mbajtën të fshehur gjithë jetën time", - i tha ai policisë.

"S" u detyrua të hante nga mbeturinat dhe të pinte ujë nga tualeti vetëm për të mbijetuar, sipas dokumenteve të gjykatës.

Spagnolo tha se familja u vu për herë të parë nën hetim në vitin 2005, kur shkolla e viktimës raportoi shqetësime në Departamentin e Fëmijëve dhe Familjeve (DCF), i cili vizitoi shtëpinë dy herë.

Viktima u tha detektivëve se këto vizita kur ai ishte 11 vjeç e shtynë njerkën ta tërhiqte atë nga shkolla përgjithmonë.

Prokurorët e krahasuan trajtimin e djalit të adoptuar me atë të viktimave të Holokaustit, duke e përshkruar atë si "pa ekzagjerim, të ngjashëm me një të mbijetuar të Aushvicit", sipas New York Post .

Kimberly Sullivan i mohon akuzat dhe nuk po shqyrton një marrëveshje pranimi fajësie që do ta dënonte atë me 30 vjet burg, me 10 vjet pezullim. Avokati i saj, Ioannis Kaloidis, tha se nuk do të ketë marrëveshje pranimi fajësie dhe se ai pret që 57-vjeçarja të shmangë burgun. ©LAPSI.al


Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI