Flash

Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit do të kërkojë disa javë

Lapsi.al 2 August 2026

Mediat franceze shkruajnë se të shtunën, më 1 gusht, Shqipëria kërkoi ekstradimin nga Parisi të Ermal Beqirit. Biznesmeni u arrestua pasi fluturoi me avionin privat mbi një central bërthamor francez. Në Shqipëri ai po hetohet për skandalin e tenderave të AKSHI-t ku sipas SPAK ka përfituar miliona euro në gara të fiksuara.

Ermal Beqiri u arrestua të shtunën e kaluar në aeroportin Albert në Francën veriore, pasi fluturoi mbi termocentralin bërthamor Penly (Seine-Maritime) me një avion të lehtë, i cili është një nga vendet e zgjedhura nga qeveria për ndërtimin e 6 reaktorëve bërthamorë EPR2 të gjeneratës së re.

Për këtë ai u gjykua menjëherë dhe u dënua në Amiens me një gjobë prej 7,000 eurosh. Më pas u vu në paraburgim në pritje të procedurave të ekstradimit, sipas zyrës së prokurorit francez.

“Sipërmarrësi 44-vjeçar është ndjekur penalisht në Shqipëri që nga viti 2025 për rolin e tij të dyshuar në një skandal të gjerë korrupsioni të lidhur me tendera mashtrues me vlerë miliona euro. Autoritetet shqiptare e dyshojnë atë për mashtrim të organizuar dhe kishin lëshuar një urdhër arresti për të.

Në profilin e tij në LinkedIn, Ermal Beqiri postoi një foto të tij me Presidentin Francez Emmanuel Macron vitin e kaluar.

Sipas Spak, "hetimet e mëtejshme të kryera nga autoritetet franceze kanë [...] bërë të mundur identifikimin e disa aseteve me origjinë kriminale" që i përkasin Ermal Beqirit në territorin francez” – citon media franceze.

Prokuroria shqiptare përmend në veçanti "llogari bankare me një shumë totale që tejkalon dy milionë euro, dy apartamente", "një aeroplan turistik", "makina", si dhe një "kështjellë në departamentin e Oise (veri)" , një "blerje" e vlerësuar në "afërsisht 2.6 milionë euro".

Zyra Qendrore për Shtypjen e Krimit të Madh Financiar (OCRGDF), e cila kreu hetimin në Francë, "ka përgatitur, në koordinim me autoritetet gjyqësore franceze dhe shqiptare, masa për të sekuestruar" asetet e identifikuara, sipas njoftimit për shtyp të Spak.

Sipas zyrës së prokurorit francez, procedura e ekstradimit mund të zgjasë "disa javë". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI