Flash

Përfshihet nga flakët një magazinë në Berat, flakët prekin edhe banesën dykatëshe

Lapsi.al 2 August 2026

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së shtunës në fshatin Veterik, në Bashkinë Berat në një magazinë të mbushur me materiale bujqësore. Pas kësaj flakët janë përhapur me shpejtësi drejt banesën dykatëshe, e cila ishte ngjitur me magazinën. Në momentin e mbërritjes së zjarrfikësve, zjarri kishte hyrë në katin e parë të banesës.

Falë punës intensive, forcat zjarrfikëse kanë arritur të shuajnë flakët dhe të neutralizojnë situatën. Si pasojë e kësaj ngjarje, magazina me prodhime bujqësore është shkrumbuar totalisht. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa autoritetet po hetojnë më shumë në lidhje me këtë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI