Flash

Qytetar nga Franca i bashkohet protestës: Liria nuk do të vijë nga Uashingtoni apo Brukseli

Lapsi.al 1 August 2026

Mes folësve në protestën e sotme ishte edhe një qytetar i ardhur nga Franca, i martuar me një vajzë shqiptare. Nga podiumi para Kryeministrisë, ai shprehu mbështetjen për protestuesit dhe u bëri thirrje shqiptarëve të mos presin që ndryshimi të vijë nga jashtë. Në fjalën e tij, ai kujtoi figurat historike të Shqipërisë, si Skënderbeu, Nënë Tereza dhe Ismail Qemali, duke theksuar se shqiptarët duhet të jenë krenarë për historinë dhe identitetin e tyre.

"Jeni bijtë e Skënderbeut, të Nënë Terezës dhe Ismail Qemalit. Jini krenarë për atë që keni bërë," tha ai.

Më tej, ai u shpreh se liria nuk duhet pritur nga Uashingtoni apo Brukseli, por duhet të fitohet nga vetë qytetarët shqiptarë.

"Jeni një popull bujar, por bujaria nuk duhet të merret për dobësi. Mos prisni çfarë mund të bëjnë të tjerët për ju, por çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj. Liria nuk do të vijë nga Uashingtoni apo Brukseli, por nga ky shesh dhe nga vetë shqiptarët," deklaroi ai.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI