Flash

Trump pezullon sulmin ndaj Iranit: Marrëveshje, ose veprojmë me fuqi të paprecedentë

Lapsi.al 2 August 2026

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ka vendosur të anulojë sulmet e planifikuara amerikane ndaj Iranit, me kushtin që të arrihet menjëherë një marrëveshje me Teheranin.

Deklarata e Trump vjen disa orë pas raportimeve të mediave amerikane se Uashingtoni po shqyrtonte mundësinë e sulmeve të reja dhe të fuqishme ajrore ndaj Iranit.

Në një postim në platformën Truth Social, presidenti amerikan shkroi se kishte pranuar të ndalonte sulmin “për të mirën e ardhshme të botës” dhe për mbijetesën e një Irani “të suksesshëm dhe të begatë”, nëse do të arrihej shpejt një marrëveshje. 

“Pranova, për të mirën e ardhshme të BOTËS dhe, njëkohësisht, për mbijetesën e një Irani të suksesshëm dhe të begatë, të anuloj sulmin, me kusht që të mund të arrijmë shpejt një MARRËVESHJE”, shkroi Trump.

Presidenti amerikan deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të përgatitura dhe të gatshme të veprojnë kundër Republikës Islamike të Iranit, me nivele të fuqisë ushtarake dhe kapacitetit të zjarrit që, sipas tij, nuk janë parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“SHBA-të janë plotësisht të përgatitura dhe të gatshme për të vepruar kundër Republikës Islamike të Iranit, me nivele fuqie ushtarake, force dhe kapaciteti zjarri që nuk kanë ekzistuar që nga Lufta e Dytë Botërore”, shkroi ai.

Megjithatë, Trump tha se Uashingtoni kishte marrë një kërkesë nga Irani dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme për të shtyrë çdo sulm, pasi sipas tij ishin përcaktuar parametrat bazë të një marrëveshjeje.

Sipas presidentit amerikan, marrëveshja do të përfshinte “hapjen e menjëhershme, të plotë dhe tërësore të Ngushticës së Hormuzit”, si dhe përfundimin e kërcënimit bërthamor të Iranit.

“Bazuar në këtë kërkesë, unë pranova, për të mirën e ardhshme të BOTËS dhe për mbijetesën e një Irani të suksesshëm dhe të begatë, të anuloj sulmin, me kusht që të mund të arrijmë shpejt një MARRËVESHJE”, vijoi Trump.

Ai shtoi se Izraeli e mbështet këtë angazhim dhe u bëri thirrje të gjitha palëve që të bëjnë përpjekjet maksimale për përfundimin e marrëveshjes.

“Jepni të gjithë maksimumin dhe përfundoni marrëveshjen. Ju falënderoj për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje!”, përfundoi presidenti amerikan.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI