Flash

Ç’mësuam të re për ``folenë e peshkaqenëve” në AKSH

Lapsi.al 22 April 2026
Ç’mësuam të re për ``folenë e

Në aqualand-in e madh të peshkaqenëve, që është kthyer qeverisja e rilindjes, bazeni i AKSHI-it është ai më i frikshmi.

Natyrisht dikush mund të vërë bast se këtë rekord e mban vjedhja me inceneratorët, ku firuan mbi 400 milionë euro, pa bërë asnjë lek punë. Një tjetër mund të këmbëngulë, se skema e shpikur nga drejtorët e 5D-së, që vetë i jepnin tenderat dhe vetë i fitonin, as nuk qe parë, as nuk qe dëgjuar. Një i tretë nuk do bënte dot paqe me galaksinë e kompanive dhe OJF-ve që ishin krijuar rreth Veliajt, satelitët e së cilës vërtiteshin për të pasuruar të shoqen. Por, me një të rënë injoruese të lapsit, dikush më kokëfortë, mund t'i reduktonte përmasat e këtyre krimeve, pasi të kishte lexuar dosjen e Belinda Ballukut dhe mënyrën se si ajo shpërndante qindra miliona euro para publike, vetëm përmes celularit të saj.

Jahte, vila dhe toka/ SPAK i sekuestron 40 milionë € pasuri grupit të AKSHI-t

E megjithatë, megjithatë, sado drithëruese të jenë këto skandale që konkurrojnë denjësisht me njëra-tjetërn nga kreativiteti për të vjedhur, ajo që ka ndodhur në maternitetin e Diellës, është e pakrahasueshme me asgjë nga paraaradhëset. Dhe këtu nuk është puna vetëm te sasia e parave të grabitura, por te sistemi që kishte ngritur në këmbë ky grup kriminal.

Po të lexoje të plotë 52 faqet e dosjes së ``rrjedhur`` nga GJKKO, e cila sekuestroi rreth 40 milionë euro pasuri të Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe ish-drejtoreshës Mirlinda Karçanaj, e ke më të lehtë të mbërrish në këtë përfundim. Nëse në rastet e tjera të aktakuzave që ka ngritur deri më tani SPAK-u, fshehja e pronave të përftuara përmes korrupsionit ngelet në nivel amator, në këto faqe shikohet se sofistikimi ka kapur tjetër stad.

Tanimë nuk kemi të bëjmë me pasuri të kaluara në emër të një familjari, të një kushëriri, të një miku biznesmen. Jo! Fshehjen e pasurive të përfituara nga marrëveshjet e errëta këtu e marrin në dorë kompani të strukturuara, të cilat janë vetë përfitueset e parave publike të shpërndara nga zyrtari që do të kamuflojë pronësinë reale.

Po të qëmtosh historikun e pronave që dyshohet se ka fshehur ish-drejtoresha, atë një herë e bën, përmes një biznesmeni, Ergys Agasi, në xhepat e të cilit përfundonin paratë e garave fallco dhe një herë tjetër Ermal Beqiri, që ka organizuar të gjithë kompaninë e tij për të fshehur pasuritë e zyrtares që e favorizon. Përpos ndonjë përjashtimi kur mijëra euro jepen në kartone verërash, marrëdhënia e ka tejkaluar atë ndërmjet ryshfetdhënësit dhe ryshfetmarrësit. Grupi nuk kujdeset vetëm se sa para do të duhej t'i shkonin në xhep drejtoreshës, por edhe se si ajo nuk duhet të binte në sy për shumat e fituara. Pra, edhe shqetësimi për t'i fshehur gjurmët e krimit është disa fish më i kamufluar. E pavarësisht kësaj, e gjitha nuk përfundon këtu.

Ka një episod në dosje, kur biznesmenes shqiptaro-gjermane, Migena Shroeder, kërkohet t'i imponohet me anë të kërcënimit, mënyra e pagesës nën dorë për paratë e fituara nga puna që kishte marrë përsipër. Ajo këshillohet nga Mirlinda Karçanaj të takojë Ermal Beqirin. Fjalia e tij është: “Je futur në një pishinë peshkaqenësh”. Këta grabitqarë dyshohet se kanë bërë të njëjtën gjë me bashkëjetuesin e saj gjerman, njësoj siç bënë me Geron Meçen, apo Daniel Shimën.

``Jemi SPAK, do të të vrasim familjen``. Rrëfimi i plotë i Gerond Meçes për pengmarrjen

Pra përpos sofistikimit në fshehjen e pasurive, metodat e kërcënimit, duke shkuar deri në rrëmbime, herë me ndihmën e grupeve më të rrezikshme kriminale dhe herë me bashkëpunimin e policisë, e bëjnë grupin e AKSHI-it, një monstër që të kall datën. Për ta skicuar edhe më të ububueshme të gjithë këtë tablo të errët, nuk ka nevojë të shtohet se tarifa e suksesit të vjedhjeve dhe rrëmbimeve, celebrohej në zyrën e kryeministrit, duke hapur tapat 30 mijë euroshe të shisheve Romanee Conti, që tashmë nuk ka dyshime se nga kush silleshin e ku konsumoheshin.

Zbulohet origjina e verës 30 mijë euroshe mbi tryezën e Ramës

Pikërisht për të gjithë këto elementë dosja e AKSHI-it nuk ka konkurentë. Jo vetëm se aty është kapur me zë dhe figurë, “koordinatori i kryeministrit me krimin”, por se pikërisht ai, Ergys Agasi, kishte arritur të formonte një shtet brenda shtetit, me të cilin po të kishe punë, të shqyenin peshkaqenët.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Rama si zjarrfikës i pallatit të Arlis

Mënyra se si Edi Rama reagaoi kundrejt djegjes tragjike të një pallati, ku për pak orë u bënë shkrumb e hi 35 apartamente, më shumë se për kujdesin që ai pati p...

18:16

Ç’fshihet pas armiqve që shpall Edi Rama

Në të njëjtën kohë që pothuajse të gjitha TV-të e lajmeve po transmetonin këtë të shtunë loghorenë anti opozitare të Edi Ramës, përpara socialisteve të Lushnjës...

21:11

Pse Rama bën alibinë e korrupsionit?

Kryeministri Edi Rama, në përpjekjen e tij për të bërë fushatë zgjedhore pa zgjedhje si dhe me shpresën se do të mund të rekuperojë diçka nga imazhi i kryetarit...

13:07

Irani nuk është lufta jonë

Relativizimi që qeveria shqiptare po i bën shqetësimit amerikan për një kërcënim të mundshëm të vendit nga Irani, nuk është as naiv, as i pamenduar. Etiketimi s...

15:59

Pse Rama u ribashkua me Vuçiçin

Premtimet entuziaste për përmbylljen e negociatave brenda vitit 2027 dhe procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian brenda vitit 2030 u eklipsuan disi nga ni...

11:10

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI