Flash

Aksidenti në minierën e Bulqizës, vijojnë kërkimet për gjetjen e minatorit

Lapsi.al 2 August 2026

Autoritetet përkatëse po vijojnë kërkimet për gjetejn e minatorit Ilir Kolaveri, i cili dyshohet sehumbur jetën në një nga galeritë e minierës në zonën e Tërnovës së Madhe, Njësia Administrative Zerqan, Bashkia Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë, ku 40-vjeçari ka rënë në një furnelë brenda galerisë së minierës dhe më pas është zënë poshtë nga një masiv minerali.

Për shkak të strukturës së minierës dhe rrezikut për shembje të pjesëve të tjera, operacioni i kërkim-shpëtimit vijon në kushte të vështira. Autoritetet kanë bërë të ditur se operacioni do të vazhdojë pa ndërprerje deri në përfundimin e kërkimeve dhe se çdo informacion zyrtar do të bëhet publik sapo të ketë zhvillime të reja.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI