Flash

Si kërceu nafta me 10 lekë brenda një jave

Lapsi.al 2 August 2026

Mbushja e depozitës së makinës kushton sot më shumë se vetëm një javë më parë.

Në shumë pika karburanti, nafta është rritur nga rreth 204 lekë në 214 lekë për litër, ndërsa edhe benzina ka ndjekur të njëjtën prirje. 

“Brenda vetëm pak ditësh, çmimi i naftës është rritur me rreth 10 lekë për litër. Për drejtuesit e mjeteve kjo do të thotë më shumë shpenzime në çdo furnizim, ndërsa për bizneset e transportit rritje të kostove që, në shumë raste, përfundojnë duke u reflektuar edhe te çmimet që paguajnë konsumatorët.” 

Edhe pse bëhet fjalë për një rritje prej 10 lekësh për litër, ndikimi është i ndjeshëm për drejtuesit që përdorin automjetin çdo ditë.

Për një depozitë mesatare prej 50 litrave, kostoja shtesë arrin në rreth 500 lekë krahasuar me një javë më parë.

Sa i përket naftës çmimi aktual për litër ka pësuar një rritje me afro 38 lekë krahasuar me ccmimin e lënë në fuqi nga Bordi para se të shkrihej.

Ndërsa benzina rezulton të jetë rritur me 33 lekë nga ccmimi 166 lekë që ishte sipas vendimit të fundit të bordit.

Për qytetarët, kjo do të thotë më shumë shpenzime në një periudhë kur kostot e jetesës mbeten të larta.

Ndërsa për bizneset e transportit, çdo rritje e çmimit të karburantit përkthehet në kosto shtesë, që mund të reflektohen më pas edhe te çmimet e mallrave dhe shërbimeve.

Vet importuesit e naftës, por edhe ekspertët e lidhin këtë luhatje me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare që pasojë zhvillimet në Lindjen e mesme.

Nëse tendenca në tregjet ndërkombëtare vazhdon në rritje, nuk përjashtohet mundësia që çmimet në pikat e karburanteve të pësojnë ndryshime edhe gjatë javëve në vijim. 

Të këshilluara

Tërmeti godet Elbasanin

Një tërmet me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter ka tronditur zonën e Elbasanit pasditen e sotme, duke shkaktuar panik te qytetarët....

17:05

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI