Flash

KESH, 10 mijë € ‘para xhepi’ për Ermal Beqirin, tenderi në qershor 2026

Lapsi.al 5 August 2026

Kompania “Soft & Solution”, në pronësi të biznesmenit Ermal Beqiri, ka fituar një tjetër kontratë publike, këtë herë nga KESH. Procedura, me vlerë rreth 10 mijë euro, lidhet me mirëmbajtjen e sistemit financiar të KESH-it. Tenderi është zhvilluar në një kohë kur Beqiri ishte në kërkim nga autoritetet, ndërsa ndaj tij vijojnë hetimet e Prokurorisë së Posaçme për çështjen e tenderave të AKSHI-t.

Ndërkaq, personi përgjegjës për procedurën pranë KESH-it ka qenë Joana Bushi, ish-bashkëpunëtore e afërt e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Të dhënat e zbuluara së fundmi treguan qartësisht se biznesmeni në arrati, Ermal Beqiri, është shumë i dhënë pas jetës luksoze. Prokuroria e Posaçme beson se shpenzimet e tij për avionë privatë e kështjellë në Francë kanë si burim tenderat e manipuluar në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Fondet publike duket se janë burim i pashtershëm për Beqirin, edhe pse ky kishte më shumë se 6 muaj në kërkim, para se të arrestohej në Francë, në fund të korrikut.

Pak javë më parë, e konkretisht në mesin e muajit qershor 2026, kompania e tij kryesore, ‘Soft & Solution”, u shpall fituese në një tender të zhvilluar nga Korporata Elektro-Energjitike Shqiptare, KESH, për mirëmbajtjen e sistemit financiar. Duhet pranuar se fondi për këtë tender ishte minimalist për standardet e procedurave abuzivë të fituara nga Ermal Beqiri pranë AKSHI-t.  Ai mori vetëm 10 mijë euro, një shumë që mund të përdorej prej tij vetëm për karburantin e avionit, me të cilin po fluturonte para se të arrestohej në Francë.

Megjithatë, procedura e zhvilluar nga KESH-i ka një detaj interesant. Personi përgjegjës për tenderin e fituar nga ‘Soft & Solution” është Joana Bushi, një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të ish-zv.kryeministres, Belinda Balluku. Joana Bushi ka qenë shumë pranë Ballukut, derisa kjo e fundit u largua nga drejtimi i Ministrisë së Infrastrukturës, në shkurt 2026, në vijim të hetimeve që po zhvillohen nga Prokuroria e Posaçme. Tashmë, zonja Bushi është stacionuar pranë Korporatës Elektroenergjitike, me detyrë menaxhimin e tenderave, ndërkohë që është pjesë e dosjes hetimore për “pastrim parash” të ish-shefes së saj, Belinda Balluku./Syri tv

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI