Flash

Del nga SPAK pas rreth tre orësh Rrok Gjoka, biznesmeni që ndërtoi tunelin e Llogarasë

Lapsi.al 5 August 2026

Biznesmeni Rrok Gjoka u paraqit këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku qëndroi për rreth tre orë. Pas daljes nga godina e SPAK, Gjoka nuk dha asnjë deklaratë për mediat dhe deri në këtë moment nuk ka një informacion zyrtar mbi arsyen e thirrjes së tij.

Emri i Rrok Gjokës është i lidhur me një nga procedurat më të debatuara të prokurimit publik në Shqipëri, atë të ndërtimit të tunelit të Llogarasë, për të cilën është marrë e pandehur Belinda Balluku.

Kompania e tij Gjoka shpk u shpall fillimisht fituese e tenderit, por procedura u anulua. Në bisedat e zbuluara mes Belinda Ballukut dhe ish-kreut të ARRSH, Ervis Berberit, ajo i thotë këtij të fundit se kishte një ndjesi jo të mirë për tenderin në fjalë.

Më pas, kontrata iu dha një konsorciumi turk me një ofertë rreth 50 milionë euro më të lartë se ajo e paraqitur nga kompania shqiptare. Megjithatë, pavarësisht humbjes së kontratës, punimet në terren u kryen në masë të madhe nga kompania e Gjokës në cilësinë e nënkontraktorit.

Tenderi i tunelit të Llogarasë është bërë objekt hetimi nga SPAK, ndërsa në dosjen e prokurorisë janë ngritur akuza se procedura e prokurimit është manipuluar për t’i krijuar avantazhe konsorciumit turk fitues.

Mbetet ende e paqartë nëse paraqitja e Rrok Gjokës në SPAK lidhet me këtë hetim apo me një çështje tjetër, pasi Prokuroria e Posaçme nuk ka bërë ende asnjë reagim zyrtar.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI