Flash

Anulimi i kontratës së Aeroportit të Vlorës, Pacolli paralajmëron arbitrazh ndërkombëtar

Lapsi.al 5 August 2026

Anulimi i kontratës së Aeroportit të Vlorës, Pacolli

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nisi dje procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Në një reagim publik, sipërmarrësi Behgjet Pacolli thekson se nëse lajmi rezulton i vërtetë, atëherë shteti shqiptar ka vendosur të ndjekë rrugën e arbitrazhit ndërkombëtar.

Pacolli thotë se MACBO bëri çdo përpjekje për shmangien e skenarit, por këto përpjekje janë penguar nga neglizhenca, papërgjegjshmëria, veprimet e kundërligjshme të disa zyrtarëve si dhe nga elementë që kanë vepruar dhe veprojnë jashtë ligjit.

REAGIMI

Sot u bë publik lajmi se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurën për zgjidhjen e Kontratës së Koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Deri në këtë moment, MABCO Constructions SA nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga Autoriteti Kontraktor. Për një investim strategjik të kësaj rëndësie, është e papranueshme që investitori të informohet nga mediat dhe jo nga institucionet e shtetit.

Nëse ky lajm rezulton i vërtetë, atëherë shteti shqiptar ka vendosur të ndjekë rrugën e arbitrazhit ndërkombëtar.

MABCO ka bërë çdo përpjekje për ta shmangur këtë skenar, duke kërkuar dialog, zgjidhje institucionale dhe zbatim të ligjit. Fatkeqësisht, këto përpjekje janë penguar nga neglizhenca, papërgjegjshmëria, veprimet e kundërligjshme të disa zyrtarëve, nga elementë që kanë vepruar dhe veprojnë jashtë ligjit, nën mbrojtje institucionale dhe nga dështimi i një sistemi të drejtësie, të ndikuar për të garantuar mbrojtjen e investitorit.

MABCO është ekspozuar financiarisht me mbi 320 milionë euro, pa përfshirë humbjen e fitimit dhe kostot ligjore. Mabco që në Maj  kishte përmbushur pothuajse të gjitha detyrimet kontraktore dhe ndodhej  para certifikimit të aeroportit, kur u pengua të vazhdonte punimet.

Edhe pas vendimit të Gjykatës së Lartë, MABCO u mbajt për muaj të tërë jashtë kantierit, në prani të Policisë së Shtetit. Gjatë kësaj periudhe u dëmtuan dhe u shkatërruan pajisje me vlerë, ndërsa një pjesë e tyre u vodhën.

Paradoksi është i qartë: nga njëra anë institucionet penguan përfundimin e projektit, ndërsa nga ana tjetër përpiqen ta përdorin pikërisht këtë pengesë si arsye për zgjidhjen e kontratës. Kjo bie ndesh me vendimin e Gjykatës së Lartë, me Kontratën e Koncesionit, me Marrëveshjen Dypalëshe për Mbrojtjen e Investimeve ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë, si dhe me parimin themelor të së drejtës se askush nuk mund të përfitojë nga sjellja e vet e paligjshme.

Nëse procedura konfirmohet, MABCO do të përdorë të gjitha mjetet juridike dhe të gjitha provat që disponon për të kërkuar përgjegjësi ndaj kujtdo që ka kontribuar në këtë situatë, përfshirë arbitrazhin tregtar dhe arbitrazhin ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë.

Nuk kam dëshiruar kurrë që taksapaguesit shqiptarë të paguajnë faturën e neglizhencës, papërgjegjshmërisë dhe vendimeve të kundërligjshme të disa zyrtarëve. Megjithatë, ata vazhdojnë të sillen me indiferencë, sikur të mos kishte asnjë rëndësi nëse Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës vihet në funksion me muaj apo vite vonesë dhe sikur dëmi ekonomik të mos rëndonte mbi qytetarët.

Përfaqësuesit e lartë të institucioneve sillën sikurse nuk mbajnë asnjë përgjegjësi personale, sepse e dinë se nuk do të paguajnë asgjë nga xhepi i tyre. Faturën do ta paguajnë qytetarët shqiptarë, bizneset dhe vetë shteti. Kjo kulturë pandëshkueshmërie po dëmton rëndë interesin publik, besimin tek institucionet dhe klimën e investimeve në Shqipëri.

ARBITRAZHI  nuk është një kërcënim, është realiteti i  krijuar si pasojë juridike e veprimeve të kundërligjshme dhe mosveprimeve  të atyre që kishin detyrimin të punojnë NDERSHËN, të mbronin ligjin, të mbronin  investimin dhe interesin publik.

MABCO GJITHËMONË  KA FUNKCIONUAR DHE VAZHDON TE FUNKCIONOJ  VETEM KONFORM LIGJIT DUKE RRESPEKTUAR ATË , PA KOMPROMIS!

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI