Flash

Zhupa: Miratuan ligjin që ndalon punimet gjatë sezonit turistik, por po godasin ekonominë dhe turizmin

Lapsi.al 5 August 2026

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Turizmin, Kulturën dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka akuzuar qeverinë për standarde të dyfishta në zbatimin e ligjit të miratuar së fundmi, që ndalon punimet gjatë sezonit turistik.

Zhupa thekson se vetëm dy javë pas miratimit të ligjit, fadromat e shtetit u rikthyen në Vlorë, në kulmin e sezonit, duke krijuar zhurmë, pluhur dhe kaos.
Sipas saj, qeveria po shkel ligjin që miratoi vetë, ndërsa aksionet e ndërmarra në zonat turistike dëmtojnë imazhin e vendit, ekonominë lokale, bizneset dhe besimin e turistëve që zgjedhin Shqipërinë si destinacion. 

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Miratuan ligjin që ndalon punimet gjatë sezonit turistik, me argumentin se turistëve duhet t’u garantohet qetësi, pa zhurma, pluhur dhe makineri të rënda në rrugë.  

Por në Komisionin për Kulturën dhe Turizmin, kur Taulant Balla e prezantoi këtë nismë, e pyeta: Po Edi Ramën si do ta ndaloni? Sepse vit pas viti, pikërisht në kulmin e sezonit turistik, qeveria nis aksione me fadroma, bllokon rrugë, krijon kaos dhe dëmton imazhin e vendit. Madje, shpesh këto ndërhyrje janë shumë më të rënda se çdo punim privat. Nuk kaluan as dy javë nga miratimi i ligjit dhe propaganda e qeverisë u rrëzua nga vetë qeveria. Edi Ramën se ndaluan dot nga prishja e imazhit të vendit. Dje, në Vlorën turistike, në mes të sezonit, fadromat u rikthyen duke shembur prona të qytetarëve. Zhurmë, pluhur, makineri të rënda dhe një imazh që nuk i shërben aspak turizmit. 

Atëherë, çfarë vlere ka ky ligj, kur qeveria e konsideron veten mbi ligjin? Si ka mundësi që makineritë e privatit prishin sezonin, ndërsa ato të qeverisë jo? Si ndryshon zhurma, pluhuri dhe kaosi vetëm sepse fadroma është shtetërore?

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI