Flash

Martesa e fshehtë e Zendayas dhe Tom Holland, zbulohen detaje të reja

Lapsi.al 6 August 2026

Zendaya dhe Tom Holland thuhet se kanë organizuar një festë private me familjarët dhe miqtë e tyre, pasi u martuan në fshehtësi.

Sipas raportimeve, aktorët e filmit "Spider-Man: Brand New Day" pritën të ftuarit në hotelin luksoz Beaverbrook, në Surrey të Mbretërisë së Bashkuar. Për të ruajtur privatësinë, të ftuarve dhe stafit iu ndalua përdorimi i telefonave celularë gjatë gjithë ceremonisë.

Mediat amerikane raportojnë se çifti shpenzoi mbi 670 mijë dollarë për të rezervuar të gjithë kompleksin, i cili ndodhet pranë zonës ku Tom Holland është rritur.

Lajmet për martesën e tyre u përforcuan muaj më parë, kur stilisti i Zendayas, Law Roach, deklaroi se çifti ishte martuar tashmë në një ceremoni private.

Edhe vetë Zendaya nxiti spekulimet kur u shfaq me një unazë martese në vend të unazës së fejesës me diamant, ndërsa gjatë promovimit të filmit të tyre të fundit iu përgjigj me humor një fansi që i propozoi martesë:"Je shumë vonë!", tha ajo.

Edhe pse as Zendaya dhe as Tom Holland nuk kanë konfirmuar publikisht martesën, raportimet e fundit dhe festa private me të afërmit kanë shtuar bindjen se çifti tashmë i ka thënë "po" njëri-tjetrit.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI