Flash

Ku janë zjarret më aktive sot në vend

Në vendin tonë situate me zjarret vijon të jetë problematike, teksa në shumë zona po luftohet për shuarjen e vatrave të zjarrit, disa prej të cilave janë riaktivizuar sërish. Këhstu...

11:17

Britney Spears ngre alarmin pas procedurës estetike: “Mund t’ju prishin sytë”

Lapsi.al 9 August 2026

Britney Spears ka ndarë me fansat një eksperiencë të pakëndshme me Botox-in, duke i paralajmëruar ata që të tregohen të kujdesshëm me procedurat estetike.

Këngëtarja e hitit “...Baby One More Time” publikoi të premten një video në Instagram, ku tregoi se një procedurë e fundit me Botox i kishte shkaktuar rënie të qepallës së syrit të majtë.

Spears, 44 vjeç, pretendoi se mjeku i kishte injektuar “shumë Botox” në zonën e syrit, duke bërë që qepalla t’i varej dukshëm.

Vendosi aq shumë Botox në këtë sy, saqë më ra kështu”, tha këngëtarja, ndërsa tregonte me gisht syrin e majtë.

Ajo tregoi se problemi kishte zgjatur rreth katër javë dhe se vetëm së fundmi syri kishte filluar të rikthehej në normalitet.

“Ishte shumë e turpshme”, u shpreh Spears.

Këngëtarja më pas iu drejtua veçanërisht grave, duke i paralajmëruar të tregohen të kujdesshme përpara se t’u nënshtrohen trajtimeve estetike.

“Vajza, duhet të bëni kujdes nëse përdorni Botox. Këta njerëz dhe këta mjekë mund t’ju prishin vërtet sytë”, tha ajo.

Spears shtoi se njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm me procedurat që ndryshojnë pamjen e tyre.

“Ata përpiqen të ndryshojnë fytyrën tuaj dhe t’i prishin gjërat. Kujdesuni për trupin tuaj, sepse është i juaji dhe ju e zotëroni atë”, deklaroi ajo.

Në përshkrimin e videos, këngëtarja shkroi shkurt: “Nuk mund t’i besosh askujt!!!”

Eksperienca me Botox-in erdhi pak pasi Spears ndau një tjetër rrëfim emocional në rrjetet sociale, ku tha se ndihej sikur kishte “dështuar si nënë”.

Në atë postim, ajo foli për marrëdhënien me dy djemtë e saj, Sean Preston, 20 vjeç, dhe Jayden James, 19 vjeç, si dhe për vështirësitë që ka kaluar gjatë viteve.

Spears iu referua gjithashtu periudhës së gjatë të kujdestarisë ligjore, e cila zgjati 13 vjet dhe përfundoi në nëntor të vitit 2021.

Që prej përfundimit të kujdestarisë, këngëtarja ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të postimeve të saj në rrjetet sociale dhe jetës së saj personale.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI