Flash

Deklaratat e Zelenskit kundër Kosovës, largohet mbishkrimi “Free Ukraine” në Prishtinë

Lapsi.al 9 August 2026

Deklaratat e presidentit të Ukrainës rreth Kosovës, gjatë vizitës së tij në Serbi, kanë nxitur reagime të shumta.

Në konferencën e përbashkët për media me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, Zelensky ka deklaruar se Ukraina nuk e ndryshon qëndrimin për mosnjohjen e Kosovës.

Për këtë deklaratë, ka pasur reagime të shumta dje dhe sot, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, derisa është kritikuar qasja e Zelenskyt ndaj pavarësisë.

Pikërisht, si pasojë e kësaj deklarate, gjatë së dielës në Prishtinë, është hequr mbishkrimi “Free Ukraine”, i vendosur në shenjë solidariteti me Ukrainën.

Që nga agresioni rus në Ukrainë, Kosova është në mesin e shteteve që e ka mbështetur shumë Kievin, duke shprehur solidaritet të plotë.

Të këshilluara

Ku janë zjarret më aktive sot në vend

Në vendin tonë situate me zjarret vijon të jetë problematike, teksa në shumë zona po luftohet për shuarjen e vatrave të zjarrit, disa prej të cilave janë riaktivizuar sërish. Këhstu...

11:17

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI