Flash

Zjarri në Abazë të Krujës, ndërhyrje intensive nga ajri me 3 helikopterë

Lapsi.al 8 August 2026

Operacione intensive po zhvillohen në zonën e Abazës në Krujë, ku prej orësh vijon zjarri që ka përfshirë malin. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në ndërhyrje janë angazhuar tre helikopterë të Forcës Ajrore. Operacioni po zhvillohet njëkohësisht nga toka dhe ajri.

Terreni i thepisur po e vështirëson punën e forcave zjarrfikëse. Helikopterët po kryejnë hedhje të vazhdueshme uji për të izoluar vatrat. Flakët dyshohet se janë shkaktuar nga dora e njeriut. Në terren ndodhen edhe strukturat vendore, ndërsa puna vijon për vënien e plotë të zjarrit nën kontroll.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI