Flash

Zjarri del nga kontrolli në Klos

Një vatër e madhe zjarri është regjistruar në fshatin Plan i Bardhë, në territorin e Bashkisë Klos. Fillimisht flak&eum...

17:39

Përplasjet me Victoria Beckham, Brooklyn ndryshon datën e përvjetorit me Nicola Peltz

Lapsi.al 7 August 2026

Përçarja mes Brooklyn Beckham dhe familjes së tij duket se vazhdon, ndërsa ai dhe bashkëshortja Nicola Peltz kanë festuar përvjetorin e ceremonisë së tyre të dytë të martesës – një event privat ku asnjë anëtar i familjes Beckham nuk ishte i ftuar.

Sipas The Sun, çifti e konsideron këtë ceremoni, të zhvilluar në gusht të vitit të kaluar, si datën që do të festojnë çdo vit, pasi martesa e tyre e parë në prill 2022 mbetet e lidhur me kujtime të hidhura.

Një burim pranë çiftit tha se ceremonia e parë u shoqërua me polemika dhe tensione familjare, aq sa Nicola përfundoi në lot.

Brooklyn dhe Nicola nuk e kujtojnë me kënaqësi martesën e parë. Ceremonia e dytë, ku rinovuan betimet vetëm me familjen e Nicolës dhe miqtë e tyre, u solli kujtime të bukura. Kjo është data që duan të festojnë nga tani e tutje,” tha burimi.

Ndryshe nga vitet e kaluara, Brooklyn nuk publikoi këtë vit një urim për përvjetorin e martesës së vitit 2022. Në vend të kësaj, ai dhe Nicola ndanë në rrjetet sociale mesazhe romantike për përvjetorin e ceremonisë së dytë.

“Gëzuar përvjetorin, Nicola. Nuk mund ta përshkruaj sa shumë të dua. Ti je princesha ime dhe premtoj se do të të mbroj gjithmonë,” shkroi Brooklyn.

Edhe Nicola publikoi një fotografi ku çifti shihet duke u puthur, duke shkruar:

Gëzuar përvjetorin, dashuria ime. Ti e bën jetën kaq të bukur. Faleminderit që je bashkëshorti më i mrekullueshëm që mund të ëndërroja.”

Marrëdhënia mes Brooklyn dhe familjes Beckham është përfolur prej kohësh. Sipas raportimeve, David dhe Victoria Beckham nuk ishin informuar për ceremoninë e dytë dhe e mësuan lajmin vetëm përmes mediave.

Më herët, Brooklyn kishte deklaruar se martesa e parë ishte kthyer në një “turp”, duke pretenduar se nëna e tij, Victoria Beckham, kishte ndërhyrë në vallëzimin e parë të çiftit, akuza që familja Beckham i ka mohuar.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI