Flash

Orët e fundit të Liam Payne, publikohen pamje të reja para vdekjes tragjike

Lapsi.al 10 August 2026

Janë bërë publike detaje dhe pamje të reja nga orët e fundit të jetës së këngëtarit britanik Liam Payne, i cili humbi jetën tragjikisht në tetor të vitit 2024 në Buenos Aires, Argjentinë.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Daily Mail, autoritetet argjentinase kanë mbledhur rreth 3,000 fotografi, dokumente, dëshmi dhe materiale hetimore, përfshirë pamje nga kamerat e sigurisë së hotelit CasaSur Palermo, ku qëndronte këngëtari.

Në disa prej pamjeve, Payne shihet duke lëvizur në ambientet e hotelit, duke biseduar me punonjësit dhe duke kaluar kohë me dy gra në holl. Një tjetër video e tregon atë duke u lëkundur në një shtyllë jashtë hotelit një natë para vdekjes. Dokumentet tregojnë gjithashtu se Payne kishte komunikuar me njërën prej grave mëngjesin e 16 tetorit dhe i kishte dërguar asaj një fotografi.

Liam Payne, ish-anëtar i grupit One Direction, ndërroi jetë më 16 tetor 2024, në moshën 31-vjeçare, pasi ra nga ballkoni i dhomës së tij në katin e tretë të hotelit.

Hetimet dhe raportet toksikologjike treguan se në organizmin e këngëtarit u gjetën substanca të ndryshme, përfshirë kokainë, dhe një medikament qetësues të klasës së benzodiazepinave. Në raportime u përmend gjithashtu “pink cocaine”, një përzierje që mund të përmbajë substanca të tilla si ketamina, MDMA dhe metamfetamina.

Sipas hetimeve të publikuara pas vdekjes së tij, Payne mund të ketë qenë duke tentuar të largohej nga dhoma përmes ballkonit në momentin e rënies.
Pas vdekjes së këngëtarit, autoritetet argjentinase nisën një hetim dhe në muajt pasues u ngritën akuza ndaj pesë personave. Mes tyre ishin menaxherja e hotelit, Gilda Martin, recepsionisti Esteban Grassi dhe miku i Payne, Rogelio “Roger” Nores, të cilët u përballën me akuza për vrasje nga pakujdesia. Ndërkohë, Braian Paiz dhe Ezequiel Pereyra u akuzuan për furnizimin e Payne me drogë.

Në shkurt të vitit 2025, akuzat ndaj Nores u hoqën. Edhe akuzat ndaj Martin dhe Grassi u rrëzuan më vonë. Paiz dhe Pereyra vijojnë të përballen me procedurat gjyqësore.

 

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI