Flash

Vuçiç rikthen idenë për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër: Pastaj ta shohim ç'do bëjnë shqiptarët

Lapsi.al 9 August 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se autoritetet serbe po shqyrtojnë mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër në territorin e Serbisë, duke e lidhur këtë me, siç u shpreh ai, trajtimin e serbëve në Kosovë.

Gjatë një vizite në punimet e urës së vjetër hekurudhore në Beograd, Vuçiç tha se Serbia tashmë ka angazhuar ekspertë dhe inxhinierë për të analizuar këtë mundësi.

“Ne tashmë kemi ftuar ekspertë që merren me këtë çështje, inxhinierë dhe profesionistë të tjerë. Kur po e keqtrajtojnë kaq shumë popullin tonë, të shohim – kemi arsye të ndryshme për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit dhe do të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen”, deklaroi Vuçiç.

Ai theksoi se Serbia do të veprojë në përputhje me interesat e saj, duke e cilësuar vendin si shtet sovran.

“Ne jemi shtet sovran. Ndonjëherë kemi interesa të këtilla, ndonjëherë të tjera dhe në përputhje me to do të sillemi”, tha ai.

Duke folur për situatën në Kosovë, Vuçiç pretendoi se serbët po jetojnë në rrethana të vështira dhe se Beogradi po i ndjek nga afër zhvillimet.

Megjithatë, ai përjashtoi mundësinë e një përballjeje ushtarake me NATO-n.

“Është shumë e vështirë. Por, a është opsion për ne në këtë moment të hyjmë në luftë me NATO-n? Mendoj se nuk është”, u shpreh presidenti serb. /Albanian Post

Të këshilluara

Ku janë zjarret më aktive sot në vend

Në vendin tonë situate me zjarret vijon të jetë problematike, teksa në shumë zona po luftohet për shuarjen e vatrave të zjarrit, disa prej të cilave janë riaktivizuar sërish. Këhstu...

11:17

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI