Flash

176 vatra zjarresh në 10 ditë, ligji “digjet” bashkë me barin

Ligji ndalon djegien e barit dhe mbetjeve bujqësore nga 1 prilli deri më 30 nëntor. Por zjarri i Krujës tregon se ndalimi me ligj, i bërë prej tre vitesh, nuk mjafton kur ligji nuk zbatohet. Në 10 ditët e para të gushtit janë regjistruar 176 vatra zjarri nga veriu në jug.

21:42 Esmeralda Topi

"Mungesë respekti"/ Tifozët e Milanit zemërohen me Rabiot dhe Maignan

Lapsi.al 10 August 2026

"Milani? Shpresoj të kthehemi sa më vonë të jetë e mundur dhe më pas do të flasim me trajnerin dhe Maignan’-fraza e thënë nga Adrien Rabiot në 18 korrik me përfundimin e botërorit për Francën rezultoi më shumë se një batutë; ai dhe portieri Maignan priteshin të vinin në Milanello në 12 gusht për të rinisur stërvitjen pas turneut veror, por ata kërkuan dhe morën lejen nga klubi për të zgjatur pushimet deri në 16 gusht dhe do të kthehen një javë përpara fillimit të kampionatit.

Një zgjedhje që bëri shumë zhurmë sidomos për faktin se kjo verë për Milanin është komplekse dhe nën shenjën e një ristrukturimi të thellë pasi në stol është një trajner i ri që duhet njohur dhe një skuadër që duhet drejtuar dhe rilindur në aspektin sportiv e sidomos sepse pjesa më e madhe e futbollistëve të Spanjës, Argjentinës, Anglisë dhe Francës janë kthyer tashmë te skuadrat e tyre respektive e të tjerët do ta bëjnë në ditët e ardhshme.

Është kjo një situatë e papëlqyeshme dhe me impakt të fortë mediatik sidomos në një moment kur figurat me më shumë eksperiencë dhe karizëm duhet të garantojnë një kontribut ekstra dhe jo të zgjasin pushimet dhe në këtë pikë tifozët e Milanit nuk e kanë fshehur zemërimin dhe frustrimin e tyre.

Në rrjetet sociale tifozeria kuqezi ishte shumë e ashpër sidomos me Maignan, për të cilin iu vu në dyshim shiriti i kapitenit për shkak të mungesës së tij në funeralin e Franco Baresit. ‘Të jesh kapiten do të thotë të jesh i pranishëm sidomos në momentet kur gjithçka duhet të rinisë nga jashtë’-ishte një prej komenteve më te suksesshëm, ndërsa të tjerë duan t’ia heqin gradën e kapitenit Maignan dhe t’ia japin atë Luka Modric.

Përtej aspektit simbolik, impenjimit për të shfaqur dhe mungesave në seancat stërvitore, çështja krijon edhe një hapësirë për dyshime më të thella; pas sjelljes së Maignan dhe Rabiot fshihet gjë ndonjë pakënaqësi? A është pakënaqësia klasike e merkatos? Logjika sugjeron se një futbollist i motivuar, me dëshirën për të rinisur gjithçka pas një sezoni negativ dhe i lumtur në ambientin e tij, tenton të përafrojë rikthimin në skuadër dhe jo ta shtyjë…

Tifozët kanë frikë se pas kësaj zgjatjeje të pushimeve fshihet dëshira për të ndryshuar ambient e për më tepër, Allegri do të mirëpriste Rabiot krahëhapur te Napoli, kurse Juventusi është në kërkim të një portieri. Por duhet thënë se asnjë prej dy futbollistëve deri tani nuk ka bërë kërkesë për t’u larguar nga klubi kuqezi që i konsideron ata si dy shtylla të së tashmes dhe të ardhmes. Maignan në janar nënshkroi rinovimin e kontratës deri në 2031, ndërsa ajo e Rabiot do të skadojë në 2028. Të dielën dy francezët do të rikthehen dhe sfida e parë do të jetë rifitimi i zemrave të tifozëve të Milanit, kështu që mbetet për të parë sesi do t’i presin ata kur të mbërrijnë në Milanello. /TCH

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI