Flash

Madonna thumbon Sean Penn në këngën e saj të re?

Lapsi.al 3 July 2026

Madonna ka ngjallur sërish kuriozitet te fansat me këngën e saj të re “Bizarre”, pjesë e albumit Confessions II, ku shumë besojnë se artistja i drejton disa mesazhe ish-bashkëshortit të saj, Sean Penn.

Edhe pse emri i aktorit nuk përmendet në tekst, Madonna këndon për një yll të Hollywood-it me “sy blu të thellë”, i cili ndihej i kërcënuar nga fama e saj. Në një varg ajo përmend edhe një Shelby Cobra, duke rikthyer kujtimet e makinës sportive që thuhet se ia dhuroi Penn-it kur u martuan në vitin 1985.

“Shtrove tapetin e kuq për ne, por nuk doje ta ndaje me mua. Besoj se ndiheshe i kërcënuar nga unë, edhe pse nuk e pranoje”, këndon Madonna në një pjesë të këngës.

Artistja vijon duke e përshkruar dashurinë si “të çuditshme”, ndërsa flet për ndjenjën e boshllëkut pas ndarjes dhe për një marrëdhënie të mbushur me pasion, por edhe me tension.

Madonna dhe Sean Penn ishin të martuar nga viti 1985 deri në vitin 1989. Marrëdhënia e tyre u shoqërua me ulje-ngritje, megjithatë të dy kanë ruajtur një raport miqësor ndër vite. Në vitin 2015, Madonna doli publikisht në mbrojtje të aktorit, duke mohuar akuzat se ai kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Kënga “Bizarre” publikohet zyrtarisht të premten, ndërsa fansat kanë nisur tashmë të analizojnë tekstin, duke besuar se ai është frymëzuar nga historia e dashurisë së artistes me Sean Penn.

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI