
Taylor Swift dhe Travis Kelce thuhet se i kanë dhënë fund beqarisë në një ceremoni private, përpara një feste të madhe me familjarë dhe miq të njohur.
Sipas Page Six, burime pranë çiftit pretendojnë se këngëtarja dhe ylli i NFL-së janë tashmë zyrtarisht të martuar, megjithëse ata nuk e kanë konfirmuar ende publikisht lajmin.
Raportohet se ceremonia e martesës është mbajtur në mënyrë diskrete, ndërsa një festë luksoze me të ftuar VIP pritet të zhvillohet në Madison Square Garden në New York.
Lajmi ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat kanë nisur të spekulojnë për detajet e ceremonisë dhe festimeve që pritet të pasojnë.
Taylor Swift dhe Travis Kelce nisën lidhjen e tyre në vitin 2023 dhe që prej asaj kohe janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar në botën e showbiz-it. Gjatë muajve të fundit, ata janë parë shpesh së bashku në evente publike, ndërsa raportimet për një martesë të afërt kanë qarkulluar prej kohësh.