Flash

Marshim në rrugët e Tiranës: Lironi qytetarët, arrestoni Ramën!

Lapsi.al 2 July 2026

Mijëra qytetarë kanë bërë një marshim mbërmjen e kësaj të enjteje në rrugët e Tiranës pas protestës së zhvilluar për disa orë para Kryeministrisë, ku u kërkua, si çdo ditë, dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë së tij.

Pas përfundimit të tubimit, vargu i protestuesve është drejtuar drejt Komisariatit nr. 3, ku prej paradites mbahen mbi 10 qytetarë të shoqëruar pas protestës së zhvilluar më herët para Kuvendit, e cila u shoqërua me përplasje fizike me policinë.

Fillimisht, turma është zhvendosur drejt qendrës së Tiranës, më pas në zonën e njohur si “9-Katëshet”, për të vijuar më tej në rrugën “Mine Peza”, ku ndodhet Komisariati nr. 3, ku mbahen disa nga protestuesit.

Gjatë marshimit në rrugët e kryeqytetit janë dëgjuar thirrjet “Lironi çunat” dhe “Polici e krimit”, ndërsa qytetarët kanë vijuar lëvizjen në drejtim të komisariatit.

Protestuesit kanë përsëritur edhe kërkesën kryesore të protestës 33-ditore, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke brohoritur “Rama jep dorëheqjen” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”. Po ashtu, janë dëgjuar edhe thirrje kundër klasës politike: “Rama në burg, Berisha në burg”.

Protesta e sotme vjen pas tensioneve të raportuara më herët para Parlamentit, ku pati përplasje mes qytetarëve dhe forcave të rendit, si dhe përdorim të gazit lotsjellës dhe sprajit me piper nga policia.

/LAPSI.al

Të këshilluara

Nga projekti fantazmë i inicineratorit të Tiranës u zhdukën 99 milionë euro

Pas gjashtë vitesh hetime, Prokuroria e Posaçme ngriti më në fund akuzën e grupit të strukturuar kriminal për biznesmenët famëkeqë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto si dhe 10 bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët akuzohen se zhdukën rreth 99 milionë euro nga projekti fantazmë i incineratorit të Tiranës.

21:12

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI