Flash

Protesta, lexohet deklarata e Grupit Koordinues: Deputetët nuk na përfaqësojnë, policia dhunoi qytetarët

Lapsi.al 2 July 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 33-të e protestës së njoftuar për në orën 19:00, pas asaj të mbajtur paraditen e kësaj të enjte para Kuvendit.Itenerari i ditës së sotme ishte po i njëjti, ku pas grumbullimit në sheshin ‘Skënderbej’, protestuesit marshuan në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, për t’u stacionuar para Kryeministrisë aty ku po mbajnë edhe fjalimet. Gazetari i News 24 Klevin Muka foli sot para Kryeministrisë si i autorizuar i Grupit Koordinues të 33 protestave të zhvilluara në Tiranë, në lidhje me protestën që u zhvillua paraditen e sotme para Kuvendit, ku pati përplasje mes qytetarëve dhe policisë, dhunim të bluve dhe arrestim të qytetarëve. 

 
“Sot, meqë kishte seancë plenare, vendosëm të ishim te Kuvendi për t’i thënë deputetëve që nuk jeni përfaqësuesit tanë. Në protestën e ditës së sotme i kishim lajmëruar qytetarët që të ishin të pajisur me vezë dhe miell për të goditur deputetët që nuk na përfaqësojnë. Protestuesit janë dhunuar nga policia private e Manjës, një nga protestuesit dyshohet se i është thyer hunda.

Dukej se policia ishte bërë gati për arrestime. Pas arrestimit të djemve protesta vijoi normalisht, deri në një moment kur qytetarët që ishin ulur para Parlamentit filluan të dhunoheshin nga policia në mënyrë të menjëhershme. Policia e Shtetit ndërhyri me dhunë. Policia e Shtetit ndërhyri me shkopinj gome dhe gaz lotsjellës.

Dita e sotme na tregoi se Ramës dhe shtetit të tij kriminal i është sosur durimi. Ai po tenton që këtë protestë, që ka qenë shembull, ta bëjë pis. Pikërisht në këtë moment ne do t’i themi se kjo protestë është gjëja më e bukur që i ka ndodhur këtij vendi derisa ti të largohesh. Nëse argumenti juaj është dhuna, argumenti ynë është rezistenca dhe qëndresa. Ne nuk do të dorëzohemi, nuk do të bëhemi si ju. Ne do të vazhdojmë protestën në mënyrë paqësore në bulevard si çdo ditë derisa të fitojmë. Dorëheqje”, ishte komunikata e një nga folësve para Kryeministrisë.

Pas tensioneve para Kuvendit, ku qytetarët kanë gjuajtur me vezë deputetët dhe janë përplasur me policinë, protestuesit janë mbledhur sërish në shesh, ndërsa kanë folur edhe për një pjesë nga grupi i tyre që janë arrestuar.

Nismëtari Alben Kola i ka bërë thirrje qytetarëve të mos provokohen nga policia dhe i kërkoi atyre të jenë paqësorë.

“Kjo polici tregon që tani ndodhet para një dileme, t’i shërbejë mafias apo popullit. Duhet të jeni të vëmendshëm dhe mos të bini pre e provokimeve. Ne do e rrëzojmë Ramën me revolucion paqësor”, u shpreh nismëtari Alben Kola.

Të këshilluara

Nga projekti fantazmë i inicineratorit të Tiranës u zhdukën 99 milionë euro

Pas gjashtë vitesh hetime, Prokuroria e Posaçme ngriti më në fund akuzën e grupit të strukturuar kriminal për biznesmenët famëkeqë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto si dhe 10 bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët akuzohen se zhdukën rreth 99 milionë euro nga projekti fantazmë i incineratorit të Tiranës.

21:12

Mesazh i koduar?/ Ambasada Gjermane bën një postim të çuditshëm (Në kulm të protestave)

Diplomacia rrallë flet me deklarata të drejtpërdrejta. Ajo komunikon me simbole, me kohën kur zgjedh të flasë dhe me mesazhet që duhen lexuar mes rreshtave. Pikërisht për këtë arsye, postimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë, i publikuar në kulmin e protestave më të mëdha (e sot më të tensionuar) kundër qeverisë Rama, ka ngritur një pyetje që nuk mund të anashkalohet.

19:22

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI