Flash

Gjyqi në Hagë/ Veteranët e UÇK-së: Ka vetëm një të vërtetë, pafajësia!

Lapsi.al 2 July 2026

16 shtatori, data e vendosur nga Gjykata Speciale për të shpallur vendimi për ish krerët e UÇK, 6 vite pas fillimit të procesit, ka ngjallur reagime në Kosovë.

 
Për kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Hysni Gucati, Specialja e ka stërzgjatur verdiktin pa arsye, TEKSA PARALAJMËROI PROTESTA TË INTENSIFIKUARA NË VIJIM.

 
“Nuk do të rrimë duarkryq, prapë do të protestojmë, tash do të ulemi me kryesi të bisedojmë, sigurt se do ta mbajmë në kryeqytetin tonë, Prishtinë apo diku. Ne nuk do të ndalemi, do të protestojmë vazhdimisht për t’i treguar opinionit ndërkombëtar se kjo gjykatë është e padrejtë, e njëanshme, është një gjykatë e cila i mban qe 6 vite krerët e UÇK-së apo krerët e shtetit në burg padrejtësisht. Po e dimë të gjithë se çka po do kjo gjykatë dhe çka po mendon. Unë jam i bindur se ne do të fitojmë, me emër të Zotit do të fitojmë, por kjo gjykatë po merr kohë, vetëm vonim sepse shpëtim s’ka.”

Gucati gjithësesi nuk u shfaq optimist për vendimin e Hagës.

“Po dihet se gjyqtarët janë në koordinim me prokurorët. Çdo gjë është e koordinuar me Prokurorinë. Dëmi është shumë i madh kur bashkëpunojnë gjyqtarët me Prokurorinë. Është rrezik, kemi frikë, nuk do të thotë që s’kemi frikë. Kemi frikë se mund të ndodhë edhe më e keqja, por dhashtë Zoti që të mos ndodh…”

Kurse, deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, tha se vendimi i fundit i Speciales është skandaloz ndaj krerëve të UÇK-së.

Sipas Behramit, ky vendim i ka tejkaluar të gjitha limitet e një gjyqi të drejtë, por edhe të gjitha normat e shteteve perëndimore.

“Kjo gjykatë është një gjykatë politike dhe nuk ka lidhje me drejtësinë. Megjithatë, më 16 shtator në ora 10:00 rrugët e Hagës dhe rrugët e Prishtinës duhet të jenë përplot shqiptarë dhe kjo ditë është në duart e trupit gjykues… të Gjykatës Speciale të Hagës. Është në duart të trupit gjykues të Gjykatës Speciale të Hagës nëse këtë ditë duan ta shndërrojnë në ditë feste për drejtësi, apo në protestën më të madhe në historinë që ka njohur Haga dhe Prishtina kundër padrejtësisë që mund të ndodhë në rast se verdikti do të jetë negativ për krerët e UÇK-së.

Krerët e UÇK ndodhen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020, ndërsa mbi ta rënon akuza për krime lufte.

Prokuroria ka kërkuar 45 vite burg për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, ndërsa Kosova po e sheh këtë datë si më të rëndësishmen pas pavaresisë.”

Të këshilluara

Mesazh i koduar?/ Ambasada Gjermane bën një postim të çuditshëm (Në kulm të protestave)

Diplomacia rrallë flet me deklarata të drejtpërdrejta. Ajo komunikon me simbole, me kohën kur zgjedh të flasë dhe me mesazhet që duhen lexuar mes rreshtave. Pikërisht për këtë arsye, postimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë, i publikuar në kulmin e protestave më të mëdha (e sot më të tensionuar) kundër qeverisë Rama, ka ngritur një pyetje që nuk mund të anashkalohet.

19:22

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI