Flash

U godit nga shtylla, ndërron jetë i riu shqiptar në Itali

Lapsi.al 2 July 2026

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26 qershor,  ndërroi jetë në një spital në Padova më 30 qershor.

27-vjeçari, Floriano Cani, banor i Gemona del Friuli, humbi menjëherë ndjenjat gajtë incidentit. Ai u transportua në spital me ambulancë ajrore dhe u shtrua në kujdes intensiv, ku mori kujdes të plotë mjekësor. Megjithatë, në fund, mjekët mundën vetëm ta shpallnin të vdekur.

Mediat e huaja bëjnë me dije se u kryen të gjitha testet e nevojshme, dhe u bë menjëherë e qartë se gjendja e tij shëndetësore ishte e dëmtuar. Viktima e 30 qershorit është një tjetër qytetar që vdes në provincën e Padovës ndërsa ishte duke punuar.

"Rajoni i Venetos mban zi për një tjetër vdekje në vendin e punës: pas katër ditësh në spital, punëtori shqiptar i shtypur nga një shtyllë në Due Carrare ka ndërruar jetë. Lista për fat të keq po rritet, në një vit që e ka rikthyer rajonin tonë në zonën e kuqe për aksidente fatale. Shëndeti dhe siguria në vendin e punës duhet të kthehen në plan të parë të debatit publik, me një angazhim kolektiv, ku secili prej nesh ndan pjesën e tij të përgjegjësisë, për të përmbysur këtë trend tragjik.", u shpreh Roberto Toigo, sekretar i përgjithshëm i Uil Veneto.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI