Flash

Nga projekti fantazmë i inicineratorit të Tiranës u zhdukën 99 milionë euro

Pas gjashtë vitesh hetime, Prokuroria e Posaçme ngriti më në fund akuzën e grupit të strukturuar kriminal për biznesmenët famëkeqë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto si dhe 10 bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët akuzohen se zhdukën rreth 99 milionë euro nga projekti fantazmë i incineratorit të Tiranës.

Lapsi.al 2 July 2026

Gjashtë vjet pas nisjes së hetimeve, Prokuroria e Posaçme i vuri kapak aferës së incineratorëve duke dërguar në gjykatë fraksionin e dosjes, që lidhet me akuzat e pastrimit të parave, mashtrimit me pasoja të rënda dhe grupit të strukturuar kriminal.

Përmes njoftimit për shtyp, SPAK deklaroi se po dërgonte për gjykim 12 persona me në krye dy biznesmenët në arrati, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, për përfitimin e miliona eurove përmes mashtrimit nga kontrata famëkeqe koncesionare e incineratorit të Tiranës, i cili nuk u ndërtua kurrë.

Bashkë me Mërtirin dhe Zoton, nën akuzë për veprat e rënda penale janë edhe Dashamir Ymeraj, administratorët Arjola Kodra dhe Giuseppe Ciaffaglione, Denisa Tollkuçi, Elton Bualli, Ilir Dedja, Renardo Nallbani dhe gazetari Endrit Habilaj. Gjithashtu, për gjykim po dërgohen dy drejtorët e emëruar të kompanisë së regjistruar në Holandë, Integrated Energy BV, Marc Richard Lappat dhe Michael Peter Drujits si dhe kompanitë Integrated Energy B.V SPV dhe Integrated Technology Services,

Sipas Prokurorisë së Posaçme, të pandehurit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin zhdukën rreth 99 milionë euro të taksapaguesve dhe bizneseve shqiptare gjatë periudhës 2017-2023. Nga hetimi ka rezultuar se kompania Integrated Energy BV SPV e kontrolluar nga Mërtiri dhe Zoto siguroi të ardhura me vlerë 11.3 miliardë lekë [120 milionë euro] gjatë viteve 2017-2023 dhe investoi për ndërtimin e objektit vetëm 21 milionë euro.

Nga vlera e stërmadhe e parave të zhdukura, SPAK ka dokumentuar mekanizmin e nxjerrjes së rreth 30 milionë eurove nga llogaritë e kompanisë koncesionare përmes mashtrimit, faturave fiktive dhe transferimit të tyre jashtë vendit përmes kompanive të tjera fiktive.

“Nga hetimi është evidentuar fakti se për të arritur qëllimin kriminal të pastrimit të parave, si produkte të veprës penale të mashtrimit, të pandehurit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë vepruar në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal…,” thuhet në njoftimin e SPAK.

Kontratat koncesionare të incineratorëve përfaqësojnë një nga aferat më të mëdha të qeverisë së kryesuar nga kryeministri Edi Rama, ku premtimet për pastrimin e vendit nga plehrat u përdorën për të legjitimuar një nga vjedhjet më të mëdha në historinë e vendit.

Kontratat parashikonin ndërtimin e zonave të trajtimit të mbetjeve dhe tre incineratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë, por dy të parët nuk funksionojnë, ndërkohë që projekti i tretë nuk u ndërtua asnjëherë.

Përveç Mërtirit, Zotos dhe grupit të drejtuar prej tyre, gjykatat kanë dënuar tashmë ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetin Alqi Bllako si dhe një grup zyrtarësh të nivelit të dytë të cilët kryen procedurat e koncesioneve.

Përgjatë gjashtë viteve të hetimit, Prokuroria e Posaçme e ndau dosjen në disa fraksione dhe i dërgoi ato veçmas në gjykatë, pavarësisht se bëhej fjalë për një grup njerëzish që akuzohen tashmë për grup të strukturuar kriminal. Sipas SPAK, fraksioni i fundit me numër 255/3 mbetet ende i hapur. /Reporter.al

Të këshilluara

Mesazh i koduar?/ Ambasada Gjermane bën një postim të çuditshëm (Në kulm të protestave)

Diplomacia rrallë flet me deklarata të drejtpërdrejta. Ajo komunikon me simbole, me kohën kur zgjedh të flasë dhe me mesazhet që duhen lexuar mes rreshtave. Pikërisht për këtë arsye, postimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë, i publikuar në kulmin e protestave më të mëdha (e sot më të tensionuar) kundër qeverisë Rama, ka ngritur një pyetje që nuk mund të anashkalohet.

19:22

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI