Flash

E rëndë në Greqi/ I mituri shqiptar gjendet i mbytur në pishinën e një banese

Lapsi.al 2 July 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në rajonin e Mesinisë në Greqi, ku një fëmijë 6-vjeçar u gjet pa ndjenja në pishinën e një banese.

Sipas mediave greke, fëmija ndodhej së bashku me nënën e tij, 32 vjeçe, shtetase shqiptare, e cila punonte si pastruese në një vilë dykatëshe. I mituri dyshohet se i ka shpëtuar vëmendjes së nënës, ndërsa ajo po kryente punët e pastrimit në katin e sipërm të banesës.

Pak më vonë, shqiptarja e gjeti djalin në pishinë pa shenja jete. Menjëherë u njoftua ambulanca dhe ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje dhe u përpoqën ta rikthejnë në jetë.

Fëmija u transportua me urgjencë në Qendrën Shëndetësore të Pylosit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe ekipeve të shpëtimit, ai ndërroi jetë.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. Gjithashtu, është urdhëruar kryerja e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. 

Të këshilluara

Nga projekti fantazmë i inicineratorit të Tiranës u zhdukën 99 milionë euro

Pas gjashtë vitesh hetime, Prokuroria e Posaçme ngriti më në fund akuzën e grupit të strukturuar kriminal për biznesmenët famëkeqë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto si dhe 10 bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët akuzohen se zhdukën rreth 99 milionë euro nga projekti fantazmë i incineratorit të Tiranës.

21:12

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI