
Deputeti i PS-së, Ardit Bido, u përfshi në një debat të ashpër me aktivisten Sidorela Vatnikaj, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për përfaqësimin në Kuvend të vullnetit të popullit.
PËRPLASJA:
Bido: Para një jave dola nga Parlamenti... dola me pak vonesë se kisha një punë të fundit, dhe ishin 4 protestues. Vajtja t’ju jepja dorën dhe nuk ma dhanë dorën siç nuk ma dha as Sidorela.
Vatnikaj: Se nuk e meriton.
Bido: Ti s’më njeh fare mua nëse e meritoj apo jo.
Vatinkaj: Ti nuk e meriton...
Bido: Është mungesë edukate.
Vatnikaj: Unë kam hall se po i dhashë dorën do më vjedhë dhe krahun.
Bido: Kush je ti moj që ke të drejtë të më hedhësh mua vezë?
Vatnikaj: Nuk na përfaqëson, je i emëruar.
Bido: Nuk dua të të përfaqësoj ty, nuk më ke votuar. Por ty nuk të njeh kush dhe nuk përfaqëson askush.
Vatnikaj: Je emëruar nga një piktor që ka marrë votat me krim oligarki dhe media. Këtë përfaqëson.
Bido: Përfaqësoj veten time që nuk kam skelete në dollap.
Vatnikaj: Shikoje policinë që dhunon qytetarin e neutralizuar. Që rreh protestuesit.
Bido: Nuk bëri kordon sigurie për deputetët. U rrethua demokracia. Nuk rrethohet parlamenti. Demokracia i shërben vendit dhe jo pallavrat.
Vatnikaj: Mos na fusni krim në parlament, oligarki, që na i keni privatizuar të gjitha.
Bido: Ti më thua mua oligark dhe nxjerr Redi Muçin në krye të protestës.
Vatnikaj: Atë do mbrosh ti? Atë dhunë? Policinë e ke uniformë të grisur, partia jote dhe shefi i komisariatit.
Bido: Ti godet policin.
Vatnikaj: Dalin pa pajisje se i vidhni tenderat. Ti gënjen dhe mashtron, asnjë polic nuk është dhunuar. Kur i thyeni hundën shokut, mos prisni që ai të rrijë aty. /LAPSI.al