Flash

Protesta kundër qeverisë hyn në ditën e 33-të/ Në 10:00 tubim para Kuvendit, në mbrëmje para Kryeministrisë

Lapsi.al 2 July 2026

Protestat kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë vijojnë edhe këtë të enjte, me dy organizime të paralajmëruara nga protestuesit. Në orën 10:00 qytetarët do të mblidhen para Kuvendit, në kohën kur pritet të zhvillohet seanca plenare. Në orën 19:00 është planifikuar protesta e 33-të radhazi, e cila do të nisë nga sheshi “Skënderbej” dhe do të vijojë me marshim drejt Kryeministrisë.

Sipas organizatorëve, kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Ata kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e këtij objektivi, duke ftuar qytetarët nga i gjithë vendi, por edhe shqiptarët e diasporës, t'u bashkohen tubimeve.

Një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendjen në protesën e së mërkurës ishte paraqitja e një busti të improvizuar, me të cilin protestuesit përcollën mesazhin se kryeministri Rama do të ketë të njëjtin fat si ish-diktatori Enver Hoxha. 

Pas rreth një ore marshimi në rrugët e Tiranës, protesta u mbyll me njoftimin se organizimi i radhës do të zhvillohej këtë të enjte para Kuvendit. Edhe këtë herë nuk munguan thirrjet kundër qeverisë, si "Rama jepe dorëheqjen", "Revolucion", "Shqipëria kërkon revolucion" dhe "Rama në burg", ndërsa pankartat me humor, ironi dhe referenca nga memet në rrjetet sociale vijojnë të jenë një nga elementët më karakteristikë të protestave.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI