Flash

Protestat/ “Lëvizja 5 yje” propozon një rezolutë në Parlamentin Europian për Shqipërinë

Lapsi.al 1 July 2026

Delegacioni i partisë italiane “Lëvizja Pesë Yje” në Parlamentin Europian ka propozuar mbajtjen e një debati që do të pasohet nga një rezolutë mbi Shqipërinë dhe për resortin që Jared Kushner synon të ndërtojë në Shqipëri. Kërkesa është bërë që çështja të futet në rendin e ditës për seancën plenare të javës së ardhshme në Strasburg.

“Është një debat jo vetëm për Shqipërinë, por mbi të gjitha për një çështje demokratike, një çështje dialogu dhe pjesëmarrjeje, e cila duhet të hapet me përfaqësuesit e shoqërisë civile", - theksoi Pasquale Tridico, kreu i delegacionit të “Lëvizjes Pesë Yje” në Parlamentin Europian.

Titulli i propozuar i debatit është "Deklaratë e Këshillit dhe Komisionit mbi situatën në Shqipëri: sigurimi i dialogut demokratik dhe pjesëmarrjes qytetare". Debati do t'i paraprijë votimit plenar mbi mocionin me të njëjtin emër, i cili përqendrohet në zgjerimin, sundimin e ligjit në Shqipëri dhe ndërtimin e resortit të Kushner. 

Propozimi aktualisht po shqyrtohet nga Konferenca e Presidentëve të Parlamentit Europian nëse debati do të përfshihet apo jo në rendin e ditës përfundimtar të seancës plenare.

“Vajzat dhe djemtë në Shqipëri po protestojnë jo vetëm për një çështje mjedisore, por për shumë më tepër: sundimin e ligjit, pjesëmarrjen demokratike, të drejtat e shkelura dhe pagat e ulëta" - Tridico. 

"Shpresoj," shtoi kreu i delegacionit të Lëvizjes Pesë Yje, "që nëse një ditë BE-ja e mirëpret Shqipërinë, vendi do të jetë në gjendje të flasë me zërin e shoqërisë civile, të njëjtin zë si të rinjtë që protestojnë sot për të drejta të shenjta." ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI