Flash

Lajm: Mësohet kush është personi që merr rrogën si Ministër Mjedisi

Lapsi.al 1 July 2026

Pas një “memecërie” të gjatë për rastin e projektit në Zvërnec, më në fund sot doli një deklaratë nga Ministria e Mjedisit. Me këtë rast mësuam se në qeverinë e Edi Ramës ka edhe një person që merr rrogën si ministër.

Sofjan Jaupaj priti sot eurodeputetët që iu bashkuan protestës, e cila kërkon "kokën” e shefit të tij politik, Edi Ramës.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat nga ministria, thuhet mes të tjerash se “Ministria po ndjek me vëmendje maksimale çdo aspekt të këtij procesi dhe se çdo zhvillim i mundshëm do të trajtohet në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar dhe acquis të Bashkimit Europian”. 

Më tej thuhet se ministri ju tha eurodeputetëve se, në rast se paraqitet një projekt për shqyrtim, ai do t’i nënshtrohet një Vlerësimi të Plotë të Ndikimit në Mjedis (VNM), të realizuar mbi bazën e standardeve më të larta profesionale, me transparencë të plotë, konsultim publik dhe pjesëmarrjen e të gjitha institucioneve kompetente.

Natyrisht që nuk pritet nga figurinat e Edi Ramës të mësohet më shumë për fatin e projeketeve strategjike apo cështjeve të mprehta. Ata nuk guxojnë të mendojnë me kokën e tyre dhe as të flasin para shefit të tyre politik. Sot së paku lajmi ishte thjesht se mësuam që Republika e Shqipërisë ka edhe një Ministër Mjedisi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI