Flash

Sikur të mos mjaftonte zvarritja e çështjeve, Gjykata e Tiranës redukton edhe orarin e shërbimit

Lapsi.al 1 July 2026

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur të ndryshojë orarin e punës së sporteleve që ofrojnë shërbime për qytetarët gjatë sezonit veror.

Sipas urdhrit të firmosur nga kryetari i gjykatës, Gerd Hoxha, orari i ri do të zbatohet nga data 6 korrik deri më 31 gusht 2026.

Gjatë kësaj periudhe, sportelet do të jenë të hapura për qytetarët nga ora 08:00 deri në 13:00, ndërsa pas këtij orari nuk do të ketë shërbime, me përjashtim të rasteve emergjente.

Në urdhër thuhet se vendimi është marrë për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin dhe që pritet të vijojnë edhe gjatë muajit korrik. Sipas gjykatës, masa synon të mbrojë shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve, duke garantuar njëkohësisht vijimësinë dhe cilësinë e shërbimeve.

Urdhri ka hyrë në fuqi menjëherë dhe do të publikohet edhe në faqen zyrtare të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Të këshilluara

Eurodeputetëve i shkoi rruga dëm, Rama nuk i dha garanci për Zvërnecin

Delegacioni i eurodeputetëve të Gjelbër lëshoi një seri kritikash të forta ndaj qeverisë shqiptare: punimet në Zvërnec, sipas tyre, shkelin direktivat e BE-së për mbrojtjen e natyrës; qeveria nuk dha garanci se punimet do të ndalen apo se do të tërhiqet nga ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura; përpjekja e PS-së për të bindur eurodeputetët të mos votonin amendamentin për moratorium ndërtimesh u cilësua si ndërhyrje politike; protestuesit morën mbështetje, ndërsa sulmet dhe intimidimi ndaj tyre u konsideruan të papranueshme; në fund, eurodeputetët kërkuan tolerancë zero ndaj korrupsionit, respektim të shtetit ligjor dhe mosndërhyrje të politikës në hetimet e drejtësisë.

16:41

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI