Flash

Dyfytyrësia/ Rama u thotë gjermanëve se po dëgjon shqetësimet e protestueseve

Lapsi.al 1 July 2026

Në Tiranë i ka bombarduar protestuesit me sharje dhe fyerje, i ka shpallur agjentë të Iranit, të Greqisë dhe Serbisë, i ka çuar policët t'i rrahin dhe t'i shoqërojnë përdhunshëm në komisariate, ka hapur arkivat e policisë për t'u gjetur mëkatet e së shkuarës dhe i ka thënë të shkojnë të q..hen, por sapo kalon kufirin, Edi Rama heq një fytyrë dhe vendos një tjetrë, sipas modelit të politikanit europian që dëgjon qytetarët, reflekton mbi kritikat dhe e konsideron protestën një pasuri për demokracinë.

Me këtë fytyrë të dytë, kryeministri i foli një publiku gjerman në Landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë, në Gjermani, gjatë forumit europian të inovacionit dhe sipërmarrjes “Ruhr Summit”.

Një fjalim që, po të mos dihej se bëhej fjalë për të njëjtin kryeministër që prej javësh u përgjigjet protestave me etiketime, sulme personale dhe dhunë, mund të besohej se ëhstë thënë nga një lider liberal europian.

“Disa javë më parë në vendin tim, shumë prej jush mund të keni dëgjuar për atë që u njoh ndërkombëtarisht si revolucioni i flamingove. Si kryeministër e konsideroj një mesazh të rëndësishëm për qeverisjen time, po mundohem ta dëgjoj me shumë kujdes, jo duke numëruar njerëzit në rrugë e duke matur hashtagët, por duke u përpjekur të kuptoj shqetësimet, hallet që i sollën njerëzit aty. Qeveria që resht së dëgjuari, resht së qeverisuri”, deklaroi Rama para qytetarëve gjermanë.

Hipokrizia është e vështirë të kalojë pa u vënë re. Në Tiranë kemi një kryeministër që tenton ta shuajë protestën me manipulime, akuza për “lufte hibride”, dhunë dhe fyerje; por jashtë vendit, e njëjta protestë del të jetë një “mesazh i rëndësishëm” që duhet dëgjuar me përulësi. 

Dhunën dhe presionet për shqiptarët, tolerancën dhe respektin për europianët.

Të këshilluara

Eurodeputetëve i shkoi rruga dëm, Rama nuk i dha garanci për Zvërnecin

Delegacioni i eurodeputetëve të Gjelbër lëshoi një seri kritikash të forta ndaj qeverisë shqiptare: punimet në Zvërnec, sipas tyre, shkelin direktivat e BE-së për mbrojtjen e natyrës; qeveria nuk dha garanci se punimet do të ndalen apo se do të tërhiqet nga ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura; përpjekja e PS-së për të bindur eurodeputetët të mos votonin amendamentin për moratorium ndërtimesh u cilësua si ndërhyrje politike; protestuesit morën mbështetje, ndërsa sulmet dhe intimidimi ndaj tyre u konsideruan të papranueshme; në fund, eurodeputetët kërkuan tolerancë zero ndaj korrupsionit, respektim të shtetit ligjor dhe mosndërhyrje të politikës në hetimet e drejtësisë.

16:41

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI